Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit, Gjykata e Tiranës liron të dashurin! U arrestua se fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë

Vetëvrasja e polices me armën e shërbimit, Gjykata e Tiranës liron të dashurin! U arrestua se fshiu mesazhet pasi e gjeti të pajetë

Policja e vetëvrarë Aldorjana Loshi

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 28 vjecarin Endri Nika, i cili u arrestua të shtunën për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" pas vetëvrasjes së polices 21-vjecare Aldorjana Loshi.

Pas kërkesës së avokatit mbrojtës për zbutje të masës së sigurisë, gjykata vendosi të lërë në “arrest në shtëpi” Endri Nikan i cili sipas policisë ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshi dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me të në telefonin e saj. Pala mbrojtëse në seancë kërkoi “detyrim paraqitje”, megjithatë gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 24 majit në apartamentin me qira ku banonte policja 21-vjeëare në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet. Aldorjana Loshi vrau veten me armën e shërbimit, ndërsa mësohet se kohët e fundit ajo ka patur një marrëdhënie jo të mirë me të dashurin Endri Nika banues në Kamëz.

Burime bënë me dije se djali ka fshirë mesazhet e komunikimit me Aldorjanën në celular. Aldorjana Loshi ishte me origjinë nga Mirdita.

Një vit më parë kishte humbur të atin në një aksident rrugor dhe bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetonin në Tiranë.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 27/05/2024 13:37

    Gjykatat nuk pyesin per jete te humbura por per kap çfarë te kapesh..

    Përgjigju
    • Ik o pall: 27/05/2024 14:02

      Sa njerz bejn debate e po u vetvran te arrestojm te dashurit apo te dashurat pse bet debat ?????? Hajde llogjik

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje

Kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut! Nga vrasja në '97 tek droga, e gjithë jeta nëpër burgje