Vetëvrasje vetëm në Shqipëri?! Rama rendit dhjetëra raste në vendet me shëndetësinë më të zhvilluar në botë

Vetëvrasje vetëm në Shqipëri?! Rama rendit dhjetëra raste në vendet me shëndetësinë më të zhvilluar në botë

Kryeministri Edi Rama

Deklaratave dhe akuzave të eksponentëve të opozitës se Shqipëria është i vetmi vend që njerëzit vetëvriten në spitalet covid, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet sot me shifra konkrete të vetëvrasjeve në vendet më të zhvilluara të botës.

Në komunikimin që është duke zhvilluar me gazetarët, Kryeministri Edi Rama apeloi gazetarët që të kenë përgjegjshmëri maksimale në këtë drejtim.

Si mund të nxjerrin këtu që njerëzisht vetëvriten se s’ka kushte në spitale.  Vetëm në Itali në periudhën maj-gusht janë vetëvrarë 71 persona.

Katër persona në Arabinë Saudite janë vetëvrarë teksa kuroheshin me covid.  Në Mbretërinë e Bashkuar po ashtu janë vetëvrarë 4 persona. Një infermiere vrau veten duke u hedhur nga spitali.  Mjekë rusë janë vetëvrarë duke u hedhur nga dritaret e spitalit. Katër pacientë janë vetëvrarë në spitalet e Kievit, kryeqytetit të Ukrainës. Dy burra nga një prej spitaleve të Kievit. Më 19 tetor një grua është hedhur nga një spital i Kievit. Më 20 tetor një tjetër burrë është hedhur nga dritarja. Qeveria e Shqipërisë i nxit këto vetëvrasje nëpër botë apo i nxisin kushtet e këqija në spitalet e Shqipërisë? E kuptoni sa e rëndësishme është të japësh informacion sot kur bëhet fjalë për një sëmundje që lidhet me komponentin e ankthit.

Në SHBA, në emergjencat federale, në muajin prill janë regjistruar mbi 1000  për qind shumë thirrje nga familjarët e personave të infektuar me covid për probleme psikologjike.  Është vetëvrarë personel shëndetësor në Neë York me hedhje nga dritarja.

Në një studim qysh në muajin maj është paraparë rritja e numrit të vetëvrasjeve me 32 përqind globalisht.

Në Poloni ka pasur vetëvrasje të personalit shëndetësor. Edhe në Greqi ka pasur vetëvrasje në një qendër sociale. Këto janë shifra në vende me një cilësi të shëndetësisë dhe shkencës që vetëm një gazetar që fliste për aparaturat për mund ta vërë në dyshim.  Në këto kushte duhet përgjegjshmëri dhe duhet të mendohesh dy herë për ta dhënë lajmin”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.

 

 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë