Përzierje emocionesh në 1 min e 20 sekonda...videoja që do ju bëjë të ndiheni krenarë në këto ditë të vështira për Shqipërinë (VIDEO)

TIRANË- Një tribut për mjekët, një falenderim për qytetarët që janë ndërgjegjësuar dhe disa copëza dhe momente lumturie që të bëjnë të ndihesh krenar që je shqiptar, në këtë Shqipëri që po jeton ditë të vështira.

Kjo përzierje emocionesh të transmetohet në videon prej 1 minutë e 20 sekonda nën tingujt e këngëtares Vaçe Zela, "Rrjedh në këngë e ligjërime".

Videoja është publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku ka pasur edhe autoironinë me veten ku shkruan "Edi Jam", shprehja e famshme e shumë komentuar të audio-mesazhit kur merr dikë në celular.

E njëjta video është shpërndarë edhe nga Partia Demokratike në faqen zyrtare në Instagram.  

Postimi i PD-së

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 16/03/2020 20:09

    Nderimet me te medha mjekeve,dhe infermierve,, jane heronjte tane,,,...ti krijohen kushtet me te mira pune dhe 10 rroga shperblim....

    Përgjigju
  • Konjak: 16/03/2020 14:29

    Per sot ,vertet duhet te themi fjalet me te mira per mjekesine ,jo se dje ishin te pa afte dhe te pa motivuar ,por sot perballen me te keqen maksimale qe i kanoset gjithe njerezimit .Ne duhet te jemi te shqetesuar sa per vet-veten ,po aq edhe per stafin mjekesor .Jane keta qe perballen drejtpersedrejti me rezikun ,vetem e vetem per te shpetuar jete njerezish .Sa per qeverisien ,besoj se jane te motivuar ,dhe levizin maksimalisht per ta manaxhuar sa me mire problemin , shendetesor ,por edhe ekonomik e social .Mbetet detyre e saj (qeverisies)te vazhdoje ta rrit pegjegjesine ,per te mbuluar gjithe problematikat qe vijne duke u rrit e veshtiresuar ,tash jo vetem nga COVID-9 por edhe gjithe pasojat qe sjell ne vend .Kurse opozita duhet te beje detyren e saj ,-pa hyre ne te drejten e institucioneve te tjera- ,te stimuloje qeverin ,te kontrolloje e ndihmoje c'do institucion ;si dhe te denancoje c'do shkelie e c'do abuzim -nga cilidoqofte -ndaj popullit dhe ekonomise se tij . Kurse populli ,te zbatoje te gjitha rregullat e disiplinat ,te vendosura nga qeveria dhe shendetesia ,pa medishie ,ne interes te vet .Zoti na ndihmofte ,me shume se kurr .Faleminderit .

    Përgjigju
  • Rusi: 16/03/2020 12:17

    Bravo. Le te bashkohemi dhe ti themi ndal ketij djalli.

    Përgjigju
  • Emi: 16/03/2020 11:29

    Shqipnija sa te kete kopitikaj te korruptuare skena me ken naj her krenare e shemullor per shqipnin

    Përgjigju
  • Lui: 16/03/2020 09:24

    Po c’krenare more. Hipokrite thuaj. Deri dje ca nuk kemi thene per mjeket. Nuk te prekin me dore nese nuk jep leke. Une personalisht nuk kam dhene. Por jam i bindur se me shume se gjysma e atyre qe kane dale te duartrokasin i kane bere mjeket lecke deri dje, dhe sot i ka zene halli dhe i bejne heronj. Ata jane heronj si dje ashtu dhe sot dhe gjithmone sepse gjithmone luftojne me vdekjen. Por edhe e kane per detyre sepse ate profesion kane zgjedhur. Dhe si ne cdo fushe te jetes duhet te jemi te pergjegjshem qofte edhe ne sjellje si qytetare te denje duke mos ofruar rryshfete, por duke kembengulur ne ate qe na takon. Ju do thoni per rrogat e mjekeve. Sigurisht qe nuk paguhen shume, por aq sa ka mundesi Shqiperia si shtet.. Jam per kete tjetren psh, rrogat me te larta duhet t’i kene arsimtaret sepse jane ata qe pergatisin mjeket dhe cdo profesion tjeter, dmth kane te ardhmen e vendit ne dore. Pastaj drejtesia dhe shendetesia te kene te njejtat nivele dhe te tjeret me rradhe me poshte..

    Përgjigju
    • Lui: 16/03/2020 12:24

      Ela, nese e ke lexuar me kujdes shkrimin tim une kam shkruar nje fjali ku them qe jo vetem mjeket por cdo kush nga ne duhet te jemi te pergjegjshem e te sillemi si qytetare te denje duke mos dhene rryshfete e duke kembengulur per ate qe na takon. Dmth kjo fjali e thote te gjithe shkrimin tend.. Nese te gjithe ose te pakten 80-90% e shoqerise jemi te ndergjegjshem dhe sidomos te vullnetshem per ate fjali, cdo gje tjeter qe vjen, eshte shume me e lehte..

    • ela: 16/03/2020 11:18

      po te dyja rastet jane reale dhe kur mjeket marin leke dhe tani qe po punojne ,prandaj ska pse te duket cudi ty Lui,ti zoteri ne familjen tende kur nuk te del llogaria si ja ben,po nuk ngeli i persekutuar pa mare leke,po nuk ngeli ish pronare pa mare leket, po nuk ngeli hajdut ne te gjitha qeverite pa vjedhur opo floriri i popullit u vodh , po shuma e pagesa te pensioneve eshte 3 here me e madhe se shuma e te ardhurave nga kontributet, po nuk eshte bere asnje insvestim sepse dhe nje rruge qe duhet te behet per 100 familje po behet nami dhe po vuajne 3 milion njerez me qarkullime, po tregu boteror eshte ne kolaps dhe eksportet jane veshtiresuar, po ligesia e tregetareve qe ne kete situate risin cmimet,pra te keqen e kemi vete ,pra thellohu dhe mendo ,po ke te drejte qe rrogat jane peribret dhe duhet ti rishikoje por me cfare te ardhurash sepse nuk mbrijne aty ku duhet,po te hetoje ste le opozita je bere si enveri;; me cfare me te drejtesise? etj etj pra zinxhiri eshte shum i veshtire per tu ndare,sepse kete zinxhire e drejtojne njerzit dembele dhe hajdut

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë