TIRANE - Tragjedia e Gërdecit duket se nuk është mbyllur me viktimat, të cilat gjetën vdekjen si pasojë e shpërthimit të predhave të fabrikës së demontimit të armëve.
Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, Tushe Osmani, nëna e Resmije Kranjës (Osmani nga prindërit), kjo e fundit e vrarë në Gërdec, i ka dhënë fund jetës duke pirë helm.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Resmijes, nuk është përballuar dot as nga babai i saj. Vetëm dy vite më parë, Gazmend Osmani, bashkëshorti i Tushe Omanit, vrau veten nga dëshpërimi.
Problemet për ketë familje, e cila vuante pasojat e tragjedisë së 4 viteve më parë, ishin jo vetëm shpirtërore, por edhe ekonomike.Një ditë më parë kompania energjetike çeke, CEZ-Shpërndarje që operon në Shqipëri, i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shkak të pamundësisë së kësaj familje për të paguar faturën.
Ndërkohë, vajza jetime e Resmijes vuan sot ndarjen nga jeta e të afërmve të saj.
JETA E KËPUTUR NË MES E 19 VJEÇARES
Resmija Kranja (mbiemri pas martesës), së bashku me bashkëshortin, Ilirin, punonin në Gërdec tek firma e çmontimit në momentin e shpërthimit. Më 15 mar 2008, Iliri çmontonte predha e hiqte barutin, kurse Resmija paketonte gëzhojat. Ata banonin në Vorë, në një shtëpi me qera dhe fëmijën 3 muajshe, ia linin një fqinje, që i ndihmonte për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike. Shpërthimi ka përplasur përtokë Ilirin duke e lënë pa ndjenja, kurse Resmija është përfshirë nga flakët. Në përpjekje për të hequr rrobat e ndezura, ajo ka luftuar me flakë dhe ashtu e tmerruar futet në një bunker, derisa e gjejnë pas rreth 5 orësh. “Ashtu ka qëndruar tërë kohës, në atë gjendje, derisa e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek Spitali Nr.2. Mjekët këtu e konsideronin të pashpresë, vetëm prisnin që ta merrnin e ta dërgonin në Itali, “është e djegur 80%,- na thonë,- dhe vetëm fytyra nuk i është prekur”,- pat thënë tezja, Miranda Dani për mediat. Më pas u dërgua në spitalin e Brindizit, për të marrë një shërbim shëndetësor më të specializuar, por nuk arriti të mbijetonte. Ajo kishte rreth 80 % të trupit me djegie. Resmija ishte viktima e tragjedisë së Gërdecit, e cila e çoi bilancin e të vdekurve në 26.
Resmije Kranja vdiq në spitalin e Brindizit, ku ishte dërguar për të marrë një shërbim shëndetësor më të specializuar. Ajo kishte rreth 80 % të trupit me djegie. Resmija ishte viktima e fundit e tragjedisë së Gërdecit, e cila e çoi bilancin e të vdekurve në 26.
Ndërkaq, gjyqi i tragjedisë së Gërdecit, i cili është ende në proces, po shkon drejt fundit. Familjarët e të humburve nga kjo tragjedi vazhdimisht kanë kërkuar që të vihet drejtësia në vend duke kërkuar edhe dënimin e Fatmir Mediut, në atë kohë ministër i Mbrojtjes.
SHPERTHIMI NE GERDEC NE MARS TE VITIT 2008
Shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars të vitit 2008 ku humbën jetën të paktën 26 persona. Gërdeci është fshat i qarkut të Tiranës dhe shpërthimi ndodhi në një "fabrikë" për demontimin e armëve. Demontimi i armëve ishte një prioritet që qeveria e Shtetit Shqiptar kishte marrë përsipër për anëtarësimin në NATO; pasi siç kishte deklaruar kryeministri i vendit Sali Berisha për Agjencinë Reuters: “Pirgjet e 100 000 ton municioneve 40–50 vjeçare janë një nga problemet tona më serioze.”
Shpërthimi shkaktoi me qindra të plagosur dhe shumë shtëpi pësuan dëmtime të shumta. Disa humbën jetën në çast, ndërsa disa të tjerë humbën jetën më pas në spital. Tre ditë mbas tragjedisë, nga qeveria u shpall ditë zie kombëtare ndërsa vijuan protesta të shumta qytetare. Ngjarja pushtoi të gjithë televizionet e vendit por edhe ekranet e shumë kanaleve të huaja (si Euro News, CNN e të tjerë).
Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i Mbrojtjes në atë kohë Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë (një javë më pas). Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “përgjegjësi morale”.
Edhe pse në fillim grupet opozitare qëndruan pasiv ndaj ngjarjes (si shenjë solidariteti për tragjedinë), më pas ata akuzuan drejtpërdrejtë qeverinë si shkaktare të tragjedisë.

(Foto, shpërthimi në Gërdec, 2008)
VIKTIMAT E TRAGJEDISE SE GERDECIT
1. Qemal Deliu, 47 vjeç
2. Kore Deliu, 45 vjeç
3. Liljana Deliu, 25 vjeç
4. Jetmir Deliu, 24 vjeç
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani, 51 vjeç
7. Muhamet Hoxha, 57 vjeç
8. Besim Çanga, 51 vjeç
9. Roland Alla, 21 vjeç
10. Reshit Kruja,47 vjeç
11. Mehmet Hazizi, 62 vjeç
12. Bukurie Cani, 46 vjeç
13. Arben Hasa, 31 vjeç
14. Zilie Kaca, 29 vjeç
15. Endri Dvorani, 36 vjeç
16. Shefki Cani, 36 vjeç
17. Zelije Leti, 20 vjeç
18. Ilirjan Malci, 45 vjeç
19. Shqipe Hasa, 25 vjeç
20. Azem Hamolli, 44 vjeç
21. Nafije Laçi, 35 vjeç
22. Zylfije Ahmeti, 34 vjeç
23. Erison Durda, 10 vjeç
24. Rajmonda Durda, 34 vjeç
25. Jetmir Ballazhi, 20 vjeç
26. Resmie Kranja, 19 vjeçe
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com