Sipas listës së siguruar nga ReportTv, prokurorët që sot iu nënshtruan shortit janë: Artur selmami, Kosta Beluri, Arqile Kocaj, Andand Xholi, Thoma Jano, Arben Kraja, Anila Leka, Sokol Stojani, Adnand Kosova, Alfred Progonati, Alma Muca.
Komisionerët e pavarur të kualifikimit në prani dhe të kreut të KPK-s, Genta Bungo, në ambientet e Prokurorisë përzgjedhën me short 5 dosje nga aktiviteti i tre viteve të fundit të prokurorëve. Me 55 dosjet e 11 prokurorëve që kaluan në këtë short KPK mbyll ciklin e përzgjedhjes së Vetting-ut për prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme.
Më parë me short janë përzgjedhur për t’u vetuar ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-drejtuesja e dekriminalizimit, Rovena Gashi, prokurori Petrit Fusha dhe prokurori Ramadan Troci. Ndërkohë, dy prej prokurorëve, të cilët janë bërë pjesë e shortit të Vetting-ut, kanë qenë pjesë dhe e garës për t’u bërë kryeprokuror mes tyre Arqile Kocaj dhe Artur Selmani.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com












