Vetingu, 80 gjyqtarë do dorëhiqen 
gjatë kontrollit të trefishtë

Vetingu, 80 gjyqtarë do dorëhiqen <br />gjatë kontrollit të trefishtë
Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, që asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, ka paralajmëruar dorëheqje masive gjyqtarësh dhe prokurorësh, për shkak të veprimit të procesit të Vetingut, ku njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një skenari të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Paralajmërimi është artikuluar nga kreu i misionit të EURALIUS Rainer Deville, ndërsa ka dhënë alarmin për pamundësinë e plotësimit të vendeve vakante, për shkak të kuotave të kufizuara të Shkollës së Magjistraturës. Gjatë mbledhjes së 15 korrikut të komisionit për Reformën Zgjedhore, Rainer Devillen ka kërkuar shtimin e kuotave, duke pohuar se në të kundërtën, Shkolla e Magjistraturës nuk do të ketë mundësi për të plotësuara vendet vakante.
 
Gjyqtarët mundësi dorëheqjeje
Neni G i projektit kushtetues parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët mund të japin dorëheqjen nga detyra dhe në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. Por, subjekti i rivlerësimit që dorëhiqet sipas kësaj dispozite, nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ndërkaq, drafti i Vetingut parashikon që gjyqtari dhe prokurori ka të drejtë të heq dorë jo më vonë se dy muaj nga krijimi i institucioneve të rivlerësimit sipas këtij ligji. Dorëheqja paraqitet me shkrim dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit. Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois