Vetingu/ 95% e policëve dorëzojnë formularët, 500 oficerë paraqesin dorëheqjen

TIRANE-95% e oficerëve të policisë kanë dorëzuar formularët e Vetingut. Ministria e Brendshme bën me dije se deri pak orë përpara mbylljes së afatit për dorëzimin e dokumenteve, janë rreth 500 polic të cilët nuk kanë pranuar ti nënshtrohen vetingut, duke paraqitur dorëheqjen. Policët e dorëhequr do të mund të përfitojnë pagesë kalimtare për 2 vite dhe nëse kanë 15 vite punë do të marrin pension suplementar nga Policia e Shtetit.

Data 7 maj ishte afati i fundit për dorëzimin e formularëve për policët dhe drejtuesit e tyre. Me përfundimin e këtij afati ata oficerë që nuk kanë dorëzuar formularët, largohen nga Policia e Shtetit.

Sipas Ministrisë së Brendshme policët e dorëhequr janë kryesisht ata që kanë qenë në moshë pensioni, të cilët nuk kanë pranuar të plotësojnë dokumentet, duke zgjedhur largimin nga radhët e uniformave blu.

Ligji për vetingun në Policia parashikon tashmë ngritjen e një komisioni për vetingun në fazën e parë. Deri në datën 30 maj pritet të ngrihet ky komision që do vlerësojë 300 drejtuesit aktual në Policinë e Shtetit, duke filluar nga Drejtori I Përgjithshëm Ardi Veliu.

Të gjithë policët do të kontrollohen për pasurinë që kanë vendosur që kur janë pranuar në radhët e uniformave blu, do kalojnë në sitë aftësitë profesionale, por edhe pastërtia e figurës.

Procesi i vetingut në Polici pritet të zgjasë 2 vite dhe sipas Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj synon largimin e oficerëve që nuk meritojnë uniformën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?