Vetingu i ashpër për pasuritë e
paligjshme dhe lidhjet me krimin

Vetingu i ashpër për pasuritë e<br />paligjshme dhe lidhjet me krimin
Më mirë të jesh i ndershëm dhe jo shumë i aftë sesa të jesh i aftë por i korruptuar dhe i inkriminuar. Është kjo motoja që karakterizon ligjin e ri të Vetingut që pritet të kalojë në Parlament.

Kriteret e vendosura nga ekspertët e Euralius dhe OPDAT janë shumë rigoroze ndaj kontrollit të pasurisë së paligjshme dhe pastërtisë të figurës që do ti bëhet cdo gjyqtari dhe prokurori ku toleranca do të jetë zero.

Ndërsa për kriterin e tretë atë të aspektit profesional radiografia do të ketë një tolerancë më të madhe. Kjo duket qartë në nenin 55 të ligjit kur flitet për konfirmimin në detyrë të cdo gjyqtari apo prokurori pasi të ketë përfunduar në sitën e thellë të Vetingut.
 
Konkretisht neni 55 pika 1 shprehet
 
Konfirmimi në detyrë i jepet subjektit të rivlerësimit në rast se plotësohen së bashku kushtet e
mëposhtme:

a) kur arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë
b) kur arrin nivel të besueshëm në kontrollin e figurës
c) kur arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale
 
Pra sikur shikohet i vetmi kriter kur Vetingu toleron është aspekti që lidhet me aspektin profesional ku kërkohet një nivel minimal.

Megjithatë edhe këtë aspekt e ka zgjidhur ligji i ri ku u jep mundësi atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve me aftësi minimale port ë pastër të trajnohen dhe të bëhen pjesë nesër e sistemi të ri të drejtësisë.

Neni 55 i ligjit për Vetingun

neni55

d.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv