Vetingu i politikanëve, Alfred Rushaj i PD gazetarëve: Kemi zgjedhur të njëjtin standard si atë të magjistratëve, nëse ju shqetësojnë 'të drejtat e njeriut' flisnit që atëherë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat nga selia blu, i pyetur nga gazetarët nëse i shkel të drejtat e njeriut drafti për vettingun e politikanëve tha se është përdoru i njëjti standard si në vettingun e magjistratëve, prokurorë dhe gjyqtarë, dhe nuk ka asnjë arsye  politikanët të përdorim një standard tjetër.

"Çdo fjalë që është përfshirë në draftin tonë është fjalë e përdorur të ligji për magjistratët. Nëse ju do ta kishit shqetësimin e të drejtave të njeriut duhet ta kishit që atëherë", tha ai.

Rrushaj u shpreh se në propozimet e opozitës për reformwn zgjedhore është përfshirë edhe vota preferenciale.  Ai gjithashtu theksoi se është propozuar krijimi i Komisionit me të gjitha palët .

“Ndryshimet që janë depozituar kanë të bëjnë me një ligj të kushtetutës që përmblidhen nga një mbledhjen e përbashkët.  Agjenda jonë është e pavarur nga ajo e PS-së, ne mendojmë që duhet të shtyjmë përpara prioritetet e shqiptarëve. Prioritetet tona kanë të bëjnë më votën e lirë, reformën territoriale dhe me korrupsioni si edhe pastërtinë e figurës së politikanit shqiptar. Tek propozimi jonë vota preferenciale është e përfshirë. Janë gjëra teknike që do detajohen. Ndryshime të kushtëzuar nga Gjykata Kushtetuese janë subjekt diskutimi. Kemi propozuar krijimin e Komisionit me përfshirjen e të gjitha palëve. Për të diskutuar çështjen zgjedhore”, tha ndër të tjera Rushaj.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i propozuar nga PD është ai që zhbën ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut 2020. Lulzim Basha me propozimet për ndryshime në pikën 1 të nenit 68 ka vendosur koalicionet në Kushtetutë duke 'marrë mësim' nga ajo që i ndodhi në zgjedhjet e kaluara; "Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, thuhet në propozim.

Partia Demokratike gjithashtu rikthen hartën e vjetër territoriale pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës thotë se "Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë