Vetingu, KPK shkarkon prokurorin e Durrësit Ndriçim Troplini! Sot seanca dhe për prokuroren e Tiranës, Alma Felaj, kunata e deputetes Ermonela Felaj
Ndriçim Troplini dhe Alma Felaj sot në KPK, foto: LSA
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shkarkon nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Durrësit Ndriçim Troplini. Vendimi u mor sot nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari
Po sot para komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë dhe Alma Felaj, prokurorja e Tiranës. Ajo u përball me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut.
Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda Çiftja. Procesi i rivlerësimit për Felajn është bërë për të tre kriteret e vetingut, përfshirë kontrollin e pasurisë, integritetin e figurës dhe profesionalizmin. Vendimi i KPK-së për prokuroren Alma Felaj do të shpallet me datë 14 korrik në orën 9.30.
Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.
Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
KPA konfirmon shkarkimin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, Evjeni Sinojmeri
14 Nëntor, 16:43
-
KPA konfirmon shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi
14 Nëntor, 11:18
-
KPA u thotë 'stop' gjyqtarëve dhe prokurorëve: Nuk kemi tagër të rishikojmë vendimet tona të shkarkimit
14 Nëntor, 10:47
-
Nuk justifikoi dot 7,1 mln lekë, Vetingu i KPA shkarkon gjyqtaren e Lushnjës! Mbetet në fuqi vendimi i KPK për Saemira Hilën
12 Nëntor, 16:41
-
S’u parashikua asnjë fond për buxhetin 2025, i paqartë tranzicioni i vetingut! Zbardhen 2 shkresat e Komisionerit Publik drejtuar Kuvendit
10 Nëntor, 09:48
-
KPK konfirmon në detyrë si Prokurore e Tiranës motrën e Ermonela Felajt
8 Nëntor, 21:49
-
Prokurori Lazër Çardaku jep shpjegime për pasurinë
7 Nëntor, 20:57
-
Zvarriti dosjen 3 vjet/ ILD kërkoi ulje me 40% të pagës për prokurorin e Shkodrës, KLP jep vetëm vërejtje
29 Tetor, 12:39
-
KPK e shkarkoi gjyqtaren Matilda Shalla më 2022 për shkak të pasurisë, Vettingu i KPA lë në fuqi vendimin për magjistraten e Fierit
23 Tetor, 16:34
-
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Shkodrës Luveda Dardha! Shkarkohet edhe prokurori i Tiranës Artan Lulaj
15 Tetor, 20:41
-
KPK e shkarkoi prokuroren Rajmonda Berisha për mungesë burimesh e cënim të besimit
15 Tetor, 08:59
Zonjes Felaj i ka hije vetem te jete prokurore ne Tirane,Fieri eshte per humbamenot dhe ata pa deputete ne biografi.Mund t'a kishin sjelle direkt,por bene nje rrethrrotullim andej nga Durresi,qe edhe nuk bie shume ne sy dhe je si te thuash me nje kembe ne Tirane.Dikush duhet t'i kujtoje Vetingut se kjo mund te jete e ndershmja e shekullit,por 4 veta nen te njeten cati,behen pak si shume! Mban ere nepotizem e konflikt interesi ketu me e pakta.
PërgjigjuE rendesishme eshte te kaloje Felaj Mambo Nr.4 sepse do vijne ne tirane me pas edhe Felaj Nr.5. He bela cna solli kjo reforma e Felajve
PërgjigjuLan Haaaaaaa...shumë i ndershëm.
PërgjigjuNdricim troplini njeri i ndershem ???? Me e pakta bashkepunetor i bandava te durresit dhe shijakut.
PërgjigjuHoqen nje njeri te ndershem dhe do kalojn kte skandalozen
Përgjigju