Pas ankesave të shumta të marra nga qytetarët, mbi vendimet gjyqësore të dhëna ndaj tyre, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi (KPK), ka dhënë një sqarim për ta. Sipas KPK, kjo strukturë nuk do të rishqyrtojë vendimet gjyqësore, dhe nuk do të merret as me rihapje të proceseve.
/Shqiptarja.com
Ajo sqaron më tej se, gjithsesi, denoncimet e qytetarëve do të merren parasysh gjatë rivlerësimit të figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më tej në sqarimin e saj, KPK i ka bërë thirrje qytetarëve që të dërgojnë fakte implikuese, duke u siguruar një hetim mbi informacionet e sjella.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com








