Ditën e sotme në Komisionin për Çështjen e Europës në Parlamentin e Holandës është disktuar çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas një ore e 40 minuta diskutime mes përfaqësuesve të partive politike në këtë Komision, nuk u arrit në një vendim përfundimtar se cila do jetë vota e Holandës në Këshillin Europian në 28-29 qershor.
Në përfundim të mbledhjes burime nga mbledhja i thanë Report Tv se mund të ketë një dëgjesë të ngjashme në ditët në vijim.
Nga ky komision u mbërrit në përfundimin se Holanda po shikon mundësinë e përdorimit të Veto-s për negociatat me Shqipërinë.
Në mbledhjen e ardhshme do diskutohet për mundësinë e Veto-s e cila nëse aplikohet nga Holanda atëherë kthehet në bllokim për negociatat, pasi duhet një dakordësi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
Një tjetër mundësi e shtruar në diskutime është që Holanda të dalë zyrtarisht me një përgjigje negative për Shqipërinë.
Në sallën e komisionit për Çështjet e Europës ndodhej edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi.
Debati në Parlament u zhvillua në një klimë të fortë skepticizmi.
Gjatë kohës së diskutimeve që u zhvilluan, burime nga brenda sallës i thanë Report Tv se partia që ishte më kundër hapjes së negociatave ishte CDA, e Kristian Demokratëve pasi moszgjerimin me vende të reja në Bashkimin Europian e kanë pjesë të programit të tyre politik.
Po shikon thote!! Nuk e ka vendosur akoma....
PërgjigjuKeto jane lobimet e anti shqiptarit dhe hajdutit Basha e kriminelit Berisha.
Përgjigju