Veto për sanksione ndaj regjimit në Bjellorusi, SHBA presion mbi Qipron

Veto për sanksione ndaj regjimit në Bjellorusi, SHBA presion mbi Qipron

Uashingtoni po i bën presion Qipros të heqë veton e saj mbi sanksionet europiane kundër regjimit në pushtet të Bjellorusisë për të lejuar veprim të koordinuar midis SHBA-së dhe BE-së

Kështu u shpreh sot Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çeshtjet Europiane, George Kent.

“Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë sanksione, por administrata e SHBA-së dëshiron ta koordinojë veprimin e saj me atë të BE-së”, deklaroi ai gjatë një vizite në Bruksel.

“Plani fillestar është të përpiqemi të njoftojmë diçka paralelisht me BE-në, këtë javë. Tani po presim që udhëheqësit europianë të na tregojnë qartë nëse ata mund të marrin një vendim”, shtoi Kent.

BE ka hartuar një listë me rreth 40 persona ndaj të cilëve kërkon vërë sanksione për rolin e tyre në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe dhunën në protestat kundër presidentit bjellorus Alexander Lukashenko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë