Vetoja e Francës për negociatat/ Vijnë reagimet e para nga opozita, Hajdari: Keqardhje të shtyhen shpresat e shqiptarëve

Vetoja e Francës për negociatat/ Vijnë reagimet e para nga opozita, Hajdari: Keqardhje të shtyhen shpresat e shqiptarëve

Pas vetos që Franca vendosi ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të mos hapur negociatat për anëtarësim kanë ardhur reagimet e para opozita brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Ka qenë kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari e cila ka kërkuar nga qeveria shqiptare që marrë në dorë përfundimet e Këshillit Europian dhe të reflektoj mbi to seriozisht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:34
Mos hapja e negociatave/ Reagon PD, Paloka: E vetmja gjë e pranueshme, dorëheqja e Ramës

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Edi Paloka ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama pas vetos së vendosur nga Franca për të mos aprovuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edi Paloka ka marrë si shembull rastin e kryeministrit Zoran Zaev i cili sipas mediave italiane ka dhënë dorëheqjen dhe ka kërkuar dorëheqjen edhe të kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale nënkryetari i PD-së Edi Paloka se përveç fjalës “Jap dorëheqje" çdo tjetër do të shtonte urrejtjen për Edi Ramën.

Reagimi i plotë i Palokës:

“E vetmja gjë e pranueshme qe mund t’ju thuash shqiptareve sot është: “Jap dorëheqje”

Çdo fjali apo fjalim tjetër vetëm do te shtoje urrejtjen dhe përbuzjen e shqiptareve për ty.

Harroje qe me qurravitjet dhe gulçimat para kamerave do marresh keqardhjen apo ca me shume mirëkuptimin e shqiptareve. Ju ka dale boja me kohe dhe ketyre shfaqjeve sa here qe kapesh kaps…

Qërohu një ore e me pare e hapu rrugën shqiptareve se boll te zeza ju ke bere.”, shkruan Paloka.

Ora 17:21
Shtyrja e hapjes së negociatave/ Rudina Hajdari: Qeveria Rama duhet të hartojë një plan të detajuar masash


Kryetarja e Grupit të Demokratëve në Parlament, Rudina Hajdari ka reaguar për vendimin e Francës për të vendosur veton ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian duke thënë se është për të ardhur keq që shpresa e shqiptarëve për të qene një hap më afër Europës shtyhet për një moment tjetër.

Hajdari ka komentuar edhe lajmin për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev duke thënë se ishte një çështje morali politik. Ndërsa shtron pyetjen se moral politik duhet të kishte edhe në Shqipëri.

Më pas ajo thekson se  është e rëndësishme që Qeveria Shqiptare, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të krijuara me ligj, të marrin në dorë përfundimet e Këshillit Europian, e të reflektojnë seriozisht mbi çfarë përmban ky dokument.

Statusi i plotë i Rudina Hajdarit:

Vendimi i Këshillit Europian për hapjen e negociatave, siç ju të gjithë e dini tashmë, është negativ edhe këtë vit dhe vjen për të disatën herë.

Është për të ardhur keq që shpresa e shqiptarëve për të qene një hap më afër Europës shtyhet për një moment tjetër.

A ka ndonjë përgjegjës në këtë vend për përkeqësimin e situatës politike dhe ekonomike? Përparësitë që ne duhet të kemi shtohen gjithnjë e më shumë. Pesë prioritetet e Komisionit Europian, vijojnë me 9 kushtet e Bundestagut, shtohen me Azilkërkuesit në Francë.

Sot Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Kjo është çeshtje morali politik dhe përgjegjësie e lartë institucionale. Po këtu tek ne a ka moral politik dhe përgjegjësi institucionale minimale?

Sot është e rëndësishme që Qeveria Shqiptare, Kuvendi i Shqipërisë dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të krijuara me ligj, të marrin në dorë përfundimet e Këshillit Europian, të reflektojnë seriozisht mbi çfarë përmban ky dokument. Çdo fjali e këtij dokumenti është një udhëzues i mirë për politikat e ardhshme, prandaj i kërkoj qeverisë shqiptare të marrin masat e menjëhershëm që të hartojë një plan të detajuar masash, për të gjitha pikat e këtij dokumenti, duke përfshire shqetësimet e secilit prej vendeve anëtare që kanë qenë kundër hapjes se negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Të gjitha këto masa që do merren, duhet të konsultohen sa më shpejt me institucionet kushtetuese dhe të monitorohen hap pas hapi. Ky plan veprimi duhet të ketë koston buxhetore reale për mbështetjen e këtij procesi. Plani duhet të përmbajë hapa konkret, dhe proaktive sikurse edhe e rekomandojnë të gjitha dokumentat e organeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Kuvendi i Shqipërisë së shpejti do të fillojë shqyrtimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2020. Në këtë buxhet duhet të specifikohet qartë si do të përballohen shpenzimet për përmbushjen e këtyre detyrimeve.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të monitoroje në detaj çdo masë të marrë nga qeveria dhe duhet të kërkojë nga ajo rezultate konkrete. Qeveria dhe institucionet e tjera kushtetuese duhet të sjellin në vëmendje se diskutimi “është në mirë të Europës apo jo”, nuk është i frytshëm por standardi europian është udhërrëfyes për mirëqenien e çdo qytetari shqiptar, i cili duhet të jetë i barabartë para ligjit me çdo qytetar tjetër të këtij vendi, pa asnjë dallim. Tashmë është e qartë në të gjitha aspektet, si politike ashtu edhe ekonomike e sociale, si brenda vendit dhe jashtë vendit se çfarë pritet nga ne. Prandaj angazhimi duhet jetë serioz dhe jo deklarativ.

Duhet të ulemi në tryezë të flasim për çdo pikë, pa dallimi politike, apo të çdo lloj përkatësie tjetër, ku në qendër të vëmendjes duhet të mbajmë qytetarin shqiptar, familjet shqiptare, fëmijët e këtij vendi dhe duhet të pyesim çfarë të ardhme po i japim? Hyjmë apo nuk hyjmë në Europë, për mua ka rëndësi qytetari dhe në qoftë se vendosim në plan të parë atë, ju siguroj që dera e Europës do të jetë e hapur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol: 18/10/2019 18:39

    Edi RAMA DO QENDROJE NE PUSHTET SA TE DOJE,,SEPSE E MBESHTESIM NE POPULLI,,,,PS E KA NE SIGURTE FITOREN SI NE VERE APO DIMER,,,ESHTE PARTIA ME E MIRE,,ME PROGRESISTE,,,KUJT DO TI JAPIM NE VOTEN ILIR HAJDUTIT,,,APO SALI KRIKINELIT DHE HAJDUTIT,, KURREN E KURRES.....NEVE FAKTIKISHT NUK NA DUHET EUROPA,,JEMI ME MIRE JASHTE,,,,A E PATE SESI E HEGRI GREQIA SAPO U FUT NE EURO?....

    Përgjigju
  • shqupist deri ne vdekje: 18/10/2019 17:55

    jam dakort me ate qe eshte pa loke se duhet te japi dorheqjen rama per arsyen me te thjesht qe shqiperis i duhet nje si luli qe paguaj leke kudo per mos hapjen e negociatave.keshtu qe vetem luli i duhet shqiperis se luli ka eksperienc nga kurvat e haollandes dhe e di mire se si duhet te jesh i ndershem.ah moj toke cfare mban mbi vete?ah moj shqiperi qe paske kaq mekate akoma nga keta fashista qe kane goje e hapin,o ti qe je pa ato nje fjale per francen per hollanden pse nuk the more thethethethe?na keni neveritu jeten jo me portalet dhe ekranet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror

Aeroporti i Kukësit, Albcontrol studim fizibiliteti për infrastrukturën e trafikut ajror