Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian që pritet të zhvillohet në vjeshtë, deklaroi ministri Jashtëm Igli Hasani në konferencën për mediat në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve ‘Diplo 2024’ duke zbuluar se po punohet me Greqinë për të mos penguar në çeljen e negociatave në grup kapitullim të parë.
“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike.
Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike.
Ministri tha se me Greqinë po diskutohet njëkohësisht në disa cështje, mes tyre edhe për njohjen e pensioneve
“Qeveria shqiptare e ka bërë pjesën e vet për hartimin, saktësimin dhe definimin sa i përket marrëveshjes së pensioneve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Nuk është e lehtë, por këtu nuk po përpiqem të justifikoj asgjë. Nuk është një negociatë shumë e lehtë sepse numrat janë të mëdhenj dhe realitetet janë të ndryshme, por po përpiqemi maksimalisht që ne këtë gjë ta shtyjmë dhe ta bëjmë sa më shpejt konkrete.
Ka shumë tema të hapura me Greqinë dhe ne duam që gjërat t’i negociojmë të gjitha por të arrijmë rezultate të shpejta tek secila prej tyre. Nëse do të arrijmë dicka tek pensionet jemi gati. Në ndryshim nga Italia ku negociatat ishin të gjata dhe me shumë anekse, atje nuk ishte problem ndërrimi i emrave.
Kur të futemi tek elementet teknike duhet të jemi shumë të qartë dhe të angazhuar për atë që po bëjmë. Di të them që shumë shqiptarë, të cilët kanë punuar në Greqi këto përfitime i marrin në momentin që kanë emigruar nga Greqia në vende të tjera të Bashkimit Europian me të cilat ne kemi marrëveshje. Pra nëse kanë emigruar nga Greqia në Itali, ku ne kemi marrëveshje kanë përfituar. Janë shumë kantiere të hapura me Greqinë. Angazhimi ka qenë konstat gjatë këtij viti për cëshjten e hapjes së grup kapitullit të parë. Ka qenë diskret, jo publik, jo me mikrofona, apo dekarata por mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Ka qenë një angazhim diskret, jo publik, jo me mikrofona dhe deklarata, por me punë dhe angazhim të përhershëm dhe mendoj që jemi gjithmonë në rrugën e duhur, pasi momente të tilla janë, unë do t’i cilësoja aksidente, që thjesht na bëjnë më të vëmendshëm për mënyrën si do të përgatitemi në negociatat në vazhdim” tha Hasani.
Po a ka marrë garanci nga Greqia se nuk do të bëhet pengesë?
I pyetur nga gazetarët në bashkëbisedim me ta pas Komferencës së Ambasadorëve, në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, Hasani u shpreh se “në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon, një individ nuk mund të prishë një marrëdhënie shumëshekullore, duke iu referuar rastit të Fredi Belerit
“Patjetër mos të harrojmë sa shumë ka ndodhur dhe është bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë me momente të vështira dhe shumë të mira. Padyshim dy popujt janë shumë afër dhe do të vazhdojnë jenë shumë afër në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe ne e shohim edhe me mbështetjen e Greqisë”, tha Hasani.
Në çfarë faze janë diskutimet për ligjin e luftës?
"Kuvendi tashmë I ka ofruar Shqipërisë por dhe Greqisë një dokument që shtrin dorën për të nisur të mendojë për këtë cështje të rëndësishme. Rëndësia që dy vendet tona kanë duhet të anashkalojnë cdo pengesë në mënyrë që në BE të jemi pa hije të së shkuarës" tha ministri.
Lajmi kryesor: