Vetting për politikanët? Manja:
Ne japim llogari para votuesve

Vetting për politikanët? Manja:<br />Ne japim llogari para votuesve
Gjykata Kushtetuese rikonformoi sot vendimin e saj për pezullimin e ligjit të Vettingut, duke hedhur poshtë kërkesën e Kuvendit për heqjen e masës së pezullimit.

Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i konsideruar si  thelbi i të gjithë procesit të Reformës në Drejtësi, kundërshtohet nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve.

Deputeti socialist Ulsi Manja komentoi vendimin e Kushtetueses në studion e Report TV, ku theksoi se ajo që opozita dhe unioni i gjyqtarëve u munduan të paraqisnin sot përpara Gjykatës, është një shtrembërim i realitetit.

Sipas deputetit Manja, është absurde të kërkohet vetting për politikanët, pasi ata japin llogari çdo katër vjet përpara votuesve.

"Sot aty pati argumente nga më të çuditshmet, të tipit u shkua deri në absurditet në gjykimin tim, përse bëhet vetting për gjyqtarët dhe prokurorët dhe nuk bëhet vetting për politikën.  
Nëse deri në sot KLD ka dështuar në pastrimin e sistemit të drejtësisë nga elementet e lidhur me krimin dhe korrupsionin është detyrë e politikës ta bëjë këtë gjë.
Ne kemi zgjedhur këtë sistem, politika jep një llogari, çdo katër vjet shkon përpara sovranit. Vetë ne si politike kemi miratuar ligjin për dekriminalizimin, dhe jemi të hapur përballë vettingut të figurës tonë politike
."- deklaroi deputeti Manja.

(er.nu/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar