Rama me rektorët: Ka pedagogët që punojnë edhe në privat dhe deklarojnë rroga si të biznesit fason! Duhet kontroll pasurie edhe për ta

TIRANË- Të gjithë pedagogët do të futen në ‘sitën’ e meritokracisë dhe do të punohet më tepër për të rritur cilësinë dhe rankimet karshi universiteteve të tjera të Evropës. Ky ishte qëndrimi i kreut të qeverisë në një takim me rektorët e universiteteve publike dhe jopublike sa i përket botës akademike, qëllimeve dhe ecurisë që do të kenë universitetet. Duke i cilësuar si ‘aktorë në treg’, Rama sqaroi se është pikërisht ky emërtim i universiteteve që mundëson pagat e kombinuara dhe jo tarifat e studentëve.

Teksa iu referua aktualitetit, ku pedagogët janë në ditën e dytë të bojkotit të mësimit, Rama ironizoi pedagogët të cilët sillen sikur punojnë në fasoneri pavarësisht se gjysma e tyre marrin fonde e disa janë të dypunësuar, prandaj paralajmëroi se edhe për ta mund të nis një proces kontrolli pasurie.

"E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota", tha Rama. 

 Kryesocialisti duke sjellë këtë shembull tha se vëmendja duhet rikthyer edhe te qytetarët në nevojë dhe duhet menduar se shifra 7% është shumë, krahasuar me zjarrfikësit të cilëve po ashtu përfituan një rritje të shifrës 7%.  Rama u bëri edhe një thirrje pedagogëve se nëse ka një mospërputhje mes pagës së deklaruar, procesi do të shkojë në një kontroll pasurie.

Kreu i qeverisë e shprehu meritokracinë si elementin kyç që do të ndikojë në rritjen e pagës ndërsa shtoi se do të jetë hera e fundit që do të këtë rritje e uniformë (e barabartë) të pagës së pedagogëve.

Rama tha së rankimi  i lartë sipas një shembulli të kryeministrit mund të bëhej edhe nëse Universiteti i Tiranës ka brenda mjekësinë.  Rama u ndal edhe te studentët dhe bursat e ekselencës duke ironizuar këta të fundit që pavarsisht se firmosën një kontratë për t’u kthyer në Shqipëri pasi studiuan në universitetet më të mira të Evropës, nuk u kthyen më kurrë. Kreu i qeverisë komentoi edhe ‘eksodin’ e largimit të rinjve drejt Gjermanisë pasi përfundojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë. E për këtë u shpreh se BE duhet të gjejë një mekanizëm apo një formë që t’i kthejë investimin Shqipërisë.

Kujtojmë se përgjigja e kryeministrit Rama për kërkesat e pedagoëve ka qenë një rritje me 15 % në total, 7 % nga qeveria dhe 8% nga vetë universitetet. Ndonëse pedagogët, nuk janë dakord me propozimin e kryeministrit, sërish në takimin e tij me rektorët, kreu i qeverisë jo vetëm që nuk e rivlerësoi mundësinë e marrjes në shqyrtim të rritjes së pedagoëve, por iu drejtua me dy thirrje: Të mendojnë edhe për nevojtarët; Të kenë kujdes me mospërputhjen mes pagës së deklaruar, ndryshe procesi do të shkojë në një kontroll pasurie!

Kërkesat e pedagogëve:

  • -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
  • -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
  • -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
  • -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
  • -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
  • -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
  • -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
  • -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
  • -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Takimi i Ramës me rektorët, Xhixho: Në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve vendosi t’i kërcënojë

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho iu referua takimit të kryeministrit Rama dhe rektorëve të universiteteve. Xhixho u shpreh se në vend t’iu jepte zgjidhje pedagogëve ai zgjodhi t’i kërcënojë. Deputetja u shpreh se partia e saj është në mbështetje të plotë me pedagogët,

‘Sot kryeministri, në vend që të jepte zgjidhje për protestën e drejtë të pedagogëve që vazhdon me javë, vendosi t’i kërcënojë.

Në vend që të merrte vendime e të bënte gjithçka që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, u ofroi alternativë bangladeshasve universitarë.

Ndërkohë që bën rritje qesharake të pagave të pedagogëve, në fakt rritjen ia faturon universiteteve tona të vafra.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për studentët që përballen me rritje të qirasë së shtëpive që shkojnë deri 300-400 euro, rritja e çmimeve të ushqimeve, transportit, veshjeve etj.

Studentët prej javës kërkojnë më të drejtë të mbështeten me 100 euro pagesë mujore, sa bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Pra e gjithë mbështetja e kërkuar nuk është sa Anglia dhe as sa Franca, por sa Kosova.

Po Kosova sot jep 100 euro në muaj për çdo student për të përballuar kostot e rritura të jetesës, ndërkohë qeveria shqiptare që ka dhënë 0 mbështetje, u tregon derën dhe jep alternativën e mbushjes së auditorëve me bangladeshas.

Qeveria t’i lërë kërcënimet dhe presionet që janë të papranueshme dhe që nuk trembin askënd, por të plotësojë kërkesat e drejta të pedagogeve dhe studentëve.

Mbështetja jonë për protestën është e plotë dhe jemi në krah të studentëve dhe pedagogëve.

Nuk mundet që pedagogët dhe studentët të paguajnë që Edi Rama dhe qeveria të vjedhin miliona.

Plotësoni kërkesat e studentëve dhe pedagogëve që sa më parë të normalizohet jeta akademike në vend.’- tha Xhixho.

Ora 11:50
Ilir Beqaj debaton me rektorët, Rama e ironizon: Të paska marrë malli për parlamentin ty

 

Ish ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj mori fjalën në takimin e kreut të qeverisë me rekorët e universiteteve ku tha se këta të fundit kanë përfituar nga marrëveshja e parave publike. Beqaj tha se  agjencia që ai drejton ka financuar prej gati një viti një universitet të shqipërisë, gjë për të cilët rektorët ishin të painformuar. Në atë moment Rama me batutë i tha ish ministrit se i mungon parlamenti dhe se nuk duhet të ngatërrojë gjërat.

Ilir Beqja: Ju fitoni me meritë në Bruksel, Nuk është se nuk përfitoni nga financimi i përgjithshëm. Tiketi i paguar nga qeveria është më shumë.  E dyta ju keni përfituar nga marrëveshja e parave publike ku ju dhe gjithë të tjerët jeni të ftuar të merrni pjesë.

Unë drejtoj një institucion prej një viti dhe i vetmi universitet që kemi mundur të ndihmojmë është ai i Gjirokastrës. Administrohet nga Ministria e Financave. Po ashtu ky mekanizëm ndihmon ato shpenzime që keni harxhuar lekët tuaja. Nga 1 Janari 2023 çdo marrëveshje e re me donatorët është e përjashtuar nga TVSH. Ndërkohë të paktën deri tani po krijojmë kapacitet financiar për të përballuar shpenzimet.

Rektori:  Nuk ka keni informuar, hera e parë që e dëgjojmë.

Rama: Duke kërkuar pse nuk je informuar do mbetesh i painformuar. Gjëja që do shtoj unë është që agjencia që ne kemi ngritur dhe që drejton Iliri ka pasur qëllim të mbledhë të dhënat, jo fondet. Për të krijuar një panoramë të plotë të gjithë potencialeve në Shqipëri nga çdo lloj burimi i huaj. Dhe Në këtë funksion agjencia pasi i mbledh këto të dhëna koordinon mes aktorëve vendas që mund të jenë institucione, bashki apo edhe organizata të tjera përfshirë edhe universitetet.

 Rama: Të ka marrë malli për parlamentin ty, por mos i ngatërro, koha e parlamentit mbaroi!

Ora 10:49
Rama: Realiteti i pagës është ndryshe, pedagogët janë të dy punësuar dhe financohen! T’i lënë radhë dhe nevojtarëve

 

Kryeministri Rama u shpreh se 7% krahasuar me rritjen e pagave të qytetarëve në nevojë është shumë. Duke u nisu nga fakti që për gjysmën e pedagogëve ka një financim të shtuar, të cilën kreu i qeverisë e vlerësoi, por edhe nga fakti që kryesisht pedagogët janë të dy punësuar, duhet lënë radhë për pjesën tjetër të shoqërisë.

Dhe realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë. Po të shohim këtë financim të shtuar më shumë se 400 pedagogë nga 800 që kanë institucionet dhe për këtë u heqim kapelën. Mos të harrojmë dy punësimi nga universiteteve private, ca në të bardhë dhe ca në të zezë. Ai 7% duket shumë pastaj në krahasim me zjarrfikësit. Tani më fal po duhet të kemi dhe një sens të realitetit, duhet të lëmë një radhë te nevojtarët e sotëm të këtij vendi. - tha Rama

Ora 10:47
Kërkesat e pedagogëve/ Rama u bën thirrje: Mund të çojmë procesin edhe në kontrollin e pasurisë siç bën gjithë bota

 

Kryeministri Edi Rama foli edhe për kërkesat e pedagoëve ku tha se askush nuk mund të gënjejë sy për sy se akademikët të jenë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason. Rama u bëri thirrje pedagogëve se nëse ka një mospërputhje mes pagës së deklaruar, procesi do të shkojë në një kontroll pasurie.

Për pagat ka dhe një element. Ne jemi të detyruar që të bëjmë rivlerësim ligjor të thellë të gjithë universiteteve.

E kuptoj mirë që për shkak të një page që është ende jo e kënaqshme në universitetin publik shkojnë në universitete private e aty tjetër deklarohet tjetër marrin, është fakt. Nuk po them të gjithë por është fakt, s’mund të pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason se nuk e ha njeri, është shumë e rendë kjo, është periudhë kohore por do iu bëjmë thirrje paraprakisht nëse ka mospërputhje mes pagës së deklaruar e pagës së marrë duhet ta korrigjojnë se procesi do shkojë në kontrollin e pasurisë vetvetiu, si e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq e ke dy vetura e këtë e ketë, më fal ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktivitete kriminale por nga fshehja e të ardhurave.

Realiteti i vërtetë i pagës është ndryshe që të jemi shumë të qartë.'- tha Rama 

Ora 10:44
Kushi: Të bëhet një rivlerësim i thellë ligjor i universiteteve

 

Ministrja e Arsimit Evis Kushi gjatë fjalës së saj në takimin me rektorët u shpreh se do të ndërmerren hapa që të bëhet një rivlerësim i thellë ligjor për universitet.

‘Do të bëjmë një rivlerësim të thellë ligjor të universiteteve. Ne duhet të sigurohemi që universitetet tona performojnë në kuadër të ligjit dhe më pas hapi tjetër është rankimi i universiteteve. E tha dhe kryeministri që ne kemi shumë universiteteve ndërkohë që ne mund të kishim kolegje. Pastaj është shpresa që me të gjitha këto reformat që ne mund të rrisim renditjen dhe klasifikimin e  Sot kam marrë informacion në lidhje me regjistrimin e universiteteve, ndërkohë që s’kanë përfunduar akoma raundet, ndërkohë që kemi vendosur që të jetë më i lirë raundi i fundit. Me statistikat që kam ne në fund të raundit të dytë jemi në të njëjtin  nivel me vjet. 22514 studentë në universitetet tona. Kemi një rritje të lehtë, ka një rritje prej 414 studentë më shumë se viti i kaluar. Siç e parashikonin ishin, shkencat mjekësore, infermieria dhe IT janë më të preferuarat.’- u shpreh Kushi.

Ora 10:36
Rama: Është hera e fundit që ne rrisim pagat në mënyrë uniformë, vlerësojmë meritën! Universitetet të funksionojnë si aktorë në treg

 

Kreu i qeverisë Rama u shpreh se rritja e pagave të pedagopogëve me 15%, pra unifrormë do të jetë hera e fundit që do të aplikohet. Rama u shpreh se universitetet do të shërbejnë si aktorë në treg dhe jo si gjimnazet dhe 9-vjeçaret që financohen tërësisht nga shteti. Ndër të tjera, Ram u shpreh se rritja e pagave të kombinuara nuk ndahet me tarifat e studentëve por nga futja e universiteteve në treg si aktorë.

‘Ne patëm një debat me rektorët për çështjen e pagave. Bota akademike është ndryshe, s’janë gjimnaze as shkolla 9-vjeçare që mbahen me pagën e shtetit. Përgjithësisht sepse tani me reformën e administratës spitalore  do ketë përgjysmime. Universiteti është përpara hyrjes në jetë dhe hyrjes në jetë. Universiteti duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vet thithjen nga tregu. Të jetë aktor i tregut, të thithe fonde për kërkimin shkencor etj etj. Kjo sjell domosdoshmërinë që pagat që rriten në formë uniforme, autonomia sjell liri por edhe përgjegjësi. Është hera e fundit që ne rrisim pagat në mënyrë uniforme, do të rrisim për ata që do të arrijnë t’u mësojnë më shumë universiteteve. Dhe padyshim do këtë rritje page të kombinuar, jo nga studentët por nga futja e universiteteve si aktorë në treg. Kampuset universitare, nuk janë fjetore, por janë hapësira ku takohet universiteti me biznesin dhe tregun. Unë jam i bindur që UBT me reformën që po bën është një nga kontributet më të rëndësishëm të PD-së rektori, por unë e çmoj, por do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë kompani për të marrë dijen e universitetit. E para, e dytë çështja e bursave, ne kishim një sistem, për bursat e ekselencës, financonim deri vjet një shumë të konsiderueshme parash për 30 veta me idenë që t’i shkollojmë jashtë në universitetet më të mira të botës dhe këta të na japin kontribut dhe të tërë këta kanë ikur. Ne vlerësojmë meritën.’- tha Rama.

Ora 10:13
Ministrja e Arsimit: Universitetet të shfrytëzojnë ligjin për Arsimin e Lartë dhe jo të mjaftohen vetëm më tarifat e studentëve

Ministrja e Arsimit Evis Kushi u bëri thirrje stafeve akademike që të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jep ligji për arsimin e lartë dhe të rrisin të ardhurat e tyre duke mos u mjaftuar vetëm me tarifat e studentëve.

‘Në një kohë shumë të shkurtër ne kemi një numër shumë të lartë marrëveshjesh në nivele bachelor, master. Ka një rritje të jashtëzakonshme të nivelit të punës kërkimore shkencore. Unë doja të theksoja që të punojmë për misionin e tre të universiteteve. Është që rezultatet t’i vënë në dispozicion të komuniteteve, të bizneseve. Punët shumë herë mbeten në rafte dhe nuk japin atë rol që duhet të kenë. Puna kërkimore shkencore është edhe një mënyrë për të rritur të ardhurat e universiteteve, ligji u jep mundësi që përveç tarifave  të studentëve të kenë mundësi të grumbullojnë të ardhura. Nga të dhënat që kemi ne pjesa më e madhe i grumbullon të ardhurat nga tarifat. T’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që jep ligji për Arsimin e Lartë dhe këtu duket edhe aftësia që kanë universitete për të rritur të ardhurat.’- u shpreh Kushi.

Ora 10:12
Rama: Do bindim BE për të ardhmen e arsimit! Duhet të krijojmë kushtet që të bëhemi tërheqës për tregun e brendshëm dhe ndërkombëtar

 

Bashkimi Evropian do të mbështesë universitetet e Shqipërisë pavarësisht se ende nukjemi anëtarë të saj, kështu u shpreh kreu i qeverisë duke garantuar se do të bindim BE me cilësinë e universiteteve tona.

‘Do të bindim BE-në që ta hedhë këtë hap themelor për të ardhmen e arsimit dhe jo për ta lënë bashkë me të tjera. Fjala vjen një tjetër element shumë i thjeshtë për të rritur ankimin, pasja e një numri të shumtë universitetesh në një ombrellë. Universiteti i Tiranës mund të rritet me shpejtësi në rankimin e vet nëse ka brenda mjekësinë. Këto janë dy universitete të ndara. Po prek mjekësisë pasi është një nga krenaritë në sistemin akademik. Për të mos krijuar një terren polemike duke sjellë universitete të tjera si shembull.

Duke shtuar mediokritetin dhe duke i hequr vetes mundësinë që të jenë ekselencë. Po humbasim kohë dhe vite në pritje të diçkaje që nuk do të ndodhë kurrë. Universitete janë të shtrënguara nga kushtet financiare dhe konjektura të brendshme.

Pa i hequr asgjë askujt të krijojmë kushte që të gjithë të përfitojnë më shumë duke u bërë shumë më tepër tërheqës qoftë për tregun e brendshëm qoftë për tregun ndërkombëtar. Në 90% të rasteve duhet të përballemi me pyetjen se pse ky universitet bën gjithë këto gjëra.

Kështu siç është ky sistem nuk na çon larg. Por i bën gjithmonë dhe më pak tërheqëse degë dhe dyer të caktuar universitetesh të cilat detyrohen të ulin pritshmërinë për cilësinë e atyre që marrin.’- tha Rama.

Ora 09:57
Takimi me rektorët, Rama: Krahasuar me të kaluarën jemi si nata me ditën, por rankimet e universiteteve janë shumë poshtë

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se pavarësisht se universitetet e vendit nuk janë në të njëjtën linjë me universititet evropaine pasi këto të fundit kanë akses të plotë nga fondet e BE, gjithsesi Univiersiteti i Tiranës ka patur përparim. Megjithatë, ky përparim nuk është shfaqur në ranimet e universiteteve në hartën globale. Rama e cilësoi rankimin e universiteteve të papranueshëm.

Dua t’iu bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët në takimin e Pragës, të atij që është pagëzuar si Komuniteti i ri Politik Evropian, unë e kam ngritur temën e universitetit si temë që duhet trajtuar nga BE për tu miratuar dhe adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE. Ne kemi një akses të pjesshëm si vende që presin për të hyrë në BE, ndërkohë që vendet e BE me aksesin e plotë, kanë nga njëra anë mundësinë e sinergjive të menjëhershme dhe financimet ekstra të tyre. Gjë që për ne, është e pamundur për shkak se ne nuk jemi ende pjesë e BE. Ne kemi një proces dhe për hir të së vërtetës unë dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa kurajozë. Sepse ka një mirëmbajtje të mirë të fondeve evropiane. Dua të sjell në vëmendje shumë të rëndësishme për shifrat në UT. I cili e ka rritur financimin e fondeve në më shumë se 400 përfitues. Por, a do të thotë se gjysma ose pak më shumë se gjysma të pedagogëve të universitetit. Kjo është e jashtëzakonshme i lidershipit të ri të UT. Duke bërë që kapaciteti ynë për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme. Unë e sjell këtë shembull në raport atë ça thashë më parë. Ne kemi më shumë kapacitete se dikur si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetjeje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një ndër efektet më të rëndësishme të reformës. Ne nuk kemi të ardhme tjetër veç krijimit të sinergjive dhe çeljes së universiteteve evropaiane në universitetet tona. Programet në gjuhën angleze, është një hap shumë domethënës dhe përsëri këtu dua ta përshëndes punën e bërë nga universiteti i Tiranës.

Për tu kthyer te tema, është e dukshme që reformimi si rezultat i arsimit të lartë po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, menaxhimit dhe mundësive të reja. Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita me natën nga ku jemi nisur dhe nata me ditën nga ku do të shkojmë.

Pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzimi i autonomisë, çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real dhe konkret pikërisht pse raporti ynë me të ardhmen është i zhdrejtë, renditja e Universiteteve të vendit në hartën globale dhe pas një kohe shumë të gjatë pas reformës është e papranueshme. Por lajmi i mirë është se është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet. E solla shembullin e aksesit të fondeve evropiane madje ne ato projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar fondet evropiane kemi disa projekte ku është lider universiteti i Tiranës. Njohja e lidershipit të universitet i Tiranës, flet që kapacitetet ne i kemi shumë më të mira sesa tregojnë pamja dhe niveli i rankimeve tona janë shumë poshtë. Prandaj gjëja që kemi vendosur është që të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt. Të fillojmë ti ndjekim një nga një kushtet që duhen përmbushur që ndonjëherë janë kushte minimale për të pasur një rankim serioz.'- tha Rama.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/10/2022 01:12

    T'ju kontrollohet pasuria patjeter,Rama pervec dypunesimit duhet te kishte permendur dhe //bakshishin// qe marrin nga studente per provime,klasa,diploma,e tituj shkencore.Po te kishin qene me te vertete kaq keq ekonomikisht e financiarisht,do te ishin ngritur 100 here deri tani,por per arsye qe dihen nuk e kane ndiere,vetem tani filluan te ankohen se kriza boterore po le pasoja kudo.

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 19/10/2022 14:27

      Dopjo mish sufllaqen per ty.

  • Censura: 18/10/2022 17:43

    Pedagoget kunder mafjes a do munden profesoret dhe intelektualet të rrezojne 80% të drejtoreve kriminele ne shqiperi dhe krimin e organizuar që sot mbajne “peng” edhe ramen pasi i duhen për vota ? Mbetet për tu parë

    Përgjigju
  • demokrati jo sekretar partie: 18/10/2022 14:16

    PO TE iki saliu me banden e vet te deputeteve,,,ramen e rrezojme per 2 muaj...

    Përgjigju
  • veri: 18/10/2022 13:11

    kY IDIOT KRYEMINISTER ESHTE KOMPLET I PAPERGJEGJSHEM,,,,RRIT RROGAT O HAJVAN QE TE MOS IKIN MJEKET NE GJERMANI,,,MOS VIDH ME INCENERATORET....T.Q.R.

    Përgjigju
  • Altin: 18/10/2022 12:42

    O thuj mjer studentet e shkret qe kan 1 mij e 1 shpenzime se pedagoget ne fund vec xhepin e tyre shofin

    Përgjigju
  • Ervin: 18/10/2022 12:41

    Duhet te ishte ber me koh kjo se jo te gjith e meritojn te ken rritje rroge se i ca punojn ca jan thjesht sa per numer

    Përgjigju
  • Vini: 18/10/2022 11:48

    Per te ardhur keq per ato nxenes qe vine nga rrethet per te stdjuar dhe ne fund perballen me kto idjotsira

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 12:04

      Vazhdon sufllaqja edhe ketu

  • Jori: 18/10/2022 11:47

    Me vjen shume keq qe na lan pa shkolla per nje dicka individuals dhe egoiste

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 12:05

      Sa te kesh sufllaqen ske nevoje per shkolle ti

  • Klodi: 18/10/2022 11:47

    Si mundet petagoget qe te ankohen per rroga kur kjo eshte rroga me e lart qe I eshte vendosur ndonjehere petagogve shqipetar

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 12:06

      O sufllaqe: pedagog e jo petagog se me cmende. Ne cdo koment e ngaterron.

  • mandi: 18/10/2022 11:30

    Me mend ne koke tashi ishalla vijne e jane korrekt me seminaret e leksionet

    Përgjigju
  • Arbnor: 18/10/2022 11:25

    Keta jane tipik qe vetem duan te marrin edhe asihere mos te mbajne pergjegjesi apo te japin ate qe eshte per tu dhene , turp tju vije

    Përgjigju
  • Andri: 18/10/2022 11:10

    Pavaresisht situates se veshtire qe ndodhemi,prape rroga iu rrit pedagogeve se kuptoj se cfare duan me shume

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:27

      Filloi sufllaqja

  • Erald: 18/10/2022 11:09

    Shpresoj qe nga ky takim pedagoget te rikthehen dhe te fillojne mesimin sepse sa do japin nga vetja aq dhe do paguhen

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:27

      Me sufllaqen mire?

  • Liam: 18/10/2022 11:08

    Me keto protesta po mbahen peng studente te cilet kane dhe shume shpenzime e sidomos ato te rretheve

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:27

      Mire sufllaqja sot?

  • ziko: 18/10/2022 10:52

    Eshte nje takim ku do te flitet per vazhdimin e kesaj gjeje qe ska lezet.Pedagoget duhet te ndergjegjesohen

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:28

      Dopjo mish sufllaqen

  • megi: 18/10/2022 10:51

    Qofte ky takim nje zgjidhje qe te mos sorrollasin me studentet dhe ti len pa mesim

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:29

      Sufllaqe me kutchup, apo majoneze?

  • like: 18/10/2022 10:48

    Dalin tashme ne proteste dhe nuk e kuptojne se sa student po mbajne peng

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:29

      Dy sufllaqe per ty.

  • Sindi: 18/10/2022 10:45

    Gjithmone kam dashur qe ky problem te marre fund pasi nuk rrihet pa shkolle.

    Përgjigju
  • Tini: 18/10/2022 10:43

    Jan gjera te cilat avash avash duhet te rregullohen

    Përgjigju
  • Gazi: 18/10/2022 10:37

    Po po ua rriti rrogen qeveria sa duan ta ken rrogen keta me Miljona ee

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:31

      Sufllaqe dopjo mish

  • Olta: 18/10/2022 10:37

    Eshte qeveria jon qe i toleron keta petagog po te ishte nsonje qeveri tjeter do i lente te vdiste per buken e gojes

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:31

      Prap e ngaterron si heren e pare. Pedagog jo petagog.

  • Isi: 18/10/2022 10:36

    Kerkojn dhe rritje page keta, ne ktu ndodhemi me kriz

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:32

      Sa te kete sufllaqe ska krize

  • Genti: 18/10/2022 09:50

    Ky eshte I papare. Po e ndjen se duhet te veproje, nuk ka zgjidhje. Jo per gje por sikur kishte deklaruar se presioni nuk ecen mbi kete

    Përgjigju
    • Bilo pilafi: 18/10/2022 11:32

      Vazhdon e njejta sufllaqe edhe ketu.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale