Vettingu, ​Rama: Raporti i
ndërmjetëm do çelte negociatat

Vettingu, ​Rama: Raporti i<br />ndërmjetëm do çelte negociatat
TIRANË-“Zbatimi i ligjit të Vetting-ut të prokurorëve dhe gjykatësve, si kushti i vetëm për t’u rikthyer në Këshill, përmes një raporti të ndërmjetëm, që do të çelte negociatat për Shqipërinë”. Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët që pati pas një takimi në Tiranë me homologen e Polonisë, Beata Szydlo.

Lidhur me çështjen e integrimit, Rama tha se, Shqipërisë do i jepet mundësia e zbatimit të reformës në drejtësi dhe se vendi jonë ka qenë dhe mbetet i vetëdijshëm për 5 fushat kyçe të Bashkimit Europian.

"Ndamë sëbashku edhe opinionin mbi Progres-Raportin shumë pozitiv të Komisionit Europian dhe domosdoshmërinë që Këshilli Europian, në ditët e ardhshme të shprehet qartësisht për vijimin e mëtejshëm të procesit, duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë që në kushtet kur Komisioni Europian ka bërë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave, ky rekomandim të mirëpritet nga Këshilli dhe Shqipërisë t’i jepet mundësia që në muajt në vijim të japë provën e prekshme të fillimit të zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke nisur aty ku nënvizon Komisioni, zbatimin e ligjit të Vetting-ut të prokurorëve dhe gjykatësve, si kushti i vetëm për t’u rikthyer në Këshill, Komisioni përmes një raporti të ndërmjetëm, që do të çelte negociatat për Shqipërinë".

Patjetër që në ndërkohë, Shqipëria ka qënë dhe mbetet e vetëdijshme se duhet të vazhdojë të bëjë progres në të pesë fushat e përcaktuara si 5 prioritete kyçe të Bashkimit Europian.
Më pas të dy kryeministrat u ndalën tek marrëdhëniet mes dy vendeve ku vlerësuan frymën e bashkëpunimit mes tyre.

“Më shumë investimeve nga Polonia drejt vendit tonë. Nga ana tjetër ne kemi firmosur edhe një marrëveshje të re bashkëpunimi në fushën e kulturës duke konstatuar se qoftë në këtë fushë dhe në arsim, bashkëpunimi ka peshë të veçantë”, tha Rama.



Nga ana e saj, Szydlo, falënderoi Ramën për pritjen e ngrohtë. Ajo theksoi se është kryeministrja e dytë që viziton Shqipërinë, ndërsa i pari ka qenë në Tiranë në vitin 2004.
“Ashtu siç tha Rama, Polonia dhe Shqipëria të cilat i bashkon historia. Jam e lumtur që prej vitit 2004 nuk kishte ardhur një kryeministër polak në Shqipëri”.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e hershëm të Shqipërisë me Poloninë, kryeministrja polake u shpreh e lumtur që, edhe mamaja e kryeministrit shqiptar, Rama ka studiuar në Poloni.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai