Në kulmin e debatit për ligjshmërinë e bordit të menaxhimit të ONM, shefja e kësaj strukture Genovefa Ruiz Calavera për rreth 3 orë e gjysmë zhvilloi takime me ambasadorët e BE-së dhe atë të SHBA-së.
Takimet nisën në rreth orës 11 në zyrën e delegacionit të be-së me të gjithë diplomatët e unionit.
Pak para mbarimit të këtij takimi që zgjati gati 2 orë, mbledhjes iu bashkua Donald Lu, ambasadori amerikan i cili është gjithashtu anëtar i bordit ët menaxhimit të ONM-së së bashku me ambasadoren e be-së Romana Vlahutin.
Përfshirja e këtyre dy diplomatëve ka ngjallur prej ditës debate të forta në politikën e Tiranës që janë përcjellë deri në nivelet e larta në Bruksel.
Lu qëndroi në zyrat e be-së edhe një orë e gjysmë pas largimit të ambasadorëve të tjerë. Por në fund nuk preferoi të prononcohet.
Sipas afateve kushtetuese këtë javë kuvendi duhet ët votonte 2 komisionet e posaçme të deputetëve që do të përzgjedhin më pas strukturat e vetingut.
Takimi i me Genovefa Ruiz Calavera ambasadorët vjen pak ditë para se ONM do paraqesë “listën e zezë” me kandidatët, që sipas Operacionit nuk përmbushin kriteret për të bërë vetingun.
Bordi i manaxhimit është quajtur antikushtetues nga ministria e drejtësisë dhe ajo e integrimit nëpërmjet letrave dërguar presidentit, ONM-së dhe madje komisionerit Han.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO