Vettingu, ambasadori austriak: 
Reforma u bë, s'ka kthim pas 

Vettingu, ambasadori austriak: <br />Reforma u bë, s'ka kthim pas 
Ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, ka komentuar nga Shkodra pezullimin e ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese. Diplomati ka theksuar se Kushtetuesja vendosi t'i marrë opinion Komisionit të Venecias, por siç theksoi ai, reforma në drejtësi u bë dhe s'do të ketë më kthim pas.  

"Me rëndësi ishte miratimi i reformës në drejtësi dhe implementimi i saj. Kushtetuesja vendosi ta çojë ligjin e Vettingut në Venecia për ta provuar. Do ishte më mirë nëse Reforma do ishte bërë në 1998 ose 2008. Por e rëndësishme që Reforma u bë e të mos ketë kthim pas", u shpreh Sattler.

Ambasadori austriak, Johann Sattler theksoi gjithashtu se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt reformave. "Vitet e fundit në Shqipëri janë hedhur hapa të rëndësishëm. Pjesë e këtyre hapave, lufta kundër drogës dhe krimit", theksoi Sattler. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com




 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin