Vettingu, BE e SHBA: Pranoni
‘Venecian’, zbatoni ReformënRama: Kushtetuesja të mos bëhet mburojë

Vettingu, BE e SHBA: Pranoni<br />‘Venecian’, zbatoni ReformënRama: Kushtetuesja të mos bëhet mburojë
TIRANE-SHBA dhe Bashkimi Europian kanë përshëndetur ditën e sotme opinionin e zbardhur të Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut.

Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një njoftimi për shtyp u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar’.

Kurse delegacioni i BE në Tiranë u shpreh se Brukseli kërkon që pas marrjes së "Ok"-it nga Venecia për katër pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e Vettingut, të nisë pa humbur kohë zbatimi i reformës në drejtësi. BE kërkoi gjithashtu nga forcat politike të marrin në konsideratë opinionin.

SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.

Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

BE
Bashkimi Europian përshëndeti sot opinionin e Komisionit të Venecias për Ligjin e Vettingut. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, thuhet se "ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen Amicus Curiae të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare". 

Brukseli kërkon që pas marrjes së "Ok"-it nga Venecia për katër pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e Vettingut, të nisë pa humbur kohë zbatimi i reformës në drejtësi. BE kërkon gjithashtu nga forcat politike të marrin në konsideratë opinionin. 

"Ne presim që angazhimi i të gjitha palëve të interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrë të duhur.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Ne nxisim gjithë të gjitha forcat politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së drejtësisë.

Progresi në këtë fushë është thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara
", thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadës së SHBA dhe BE. 

Komisioni i Venecias ktheu përgjigje negative për katër pretendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke legjitimuar ligjin e Vettingut dhe konfirmuar kushtetutshmërinë e tij. 

Redaksia Online
d.b/l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure