Një nga prokurorët e çështjes "Tahiri" në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Gentjan Osmani, do kalojë në filtrat e Vettingut. 

Trupa e KPK-së përbëhet nga Firdes Shuli, Ronald Ilia dhe Pamela Qirko. Seanca dëgjimore do zhvillohet në datën 31 korrik, ora 15:00.

Gentjan Osmani mban detyrën e prokurorit te Prokuroria e Krimeve të Rënda, me një karrierë të gjatë si përfaqësues i organit të akuzës.