TIRANE-Komisioni i jashtëm i vlerësimit në policinë e shtetit ka konfirmuar në detyrë duke certifikuar 3 dekada në uniformën e policisë numrin dy të policisë së shtetit Gjovalin Loka.

 Ai njëherazi është edhe drejtori për sigurinë dhe rendin publik në policinë e shtetit, pak kolegët e pranishëm në seancë e pritën me duartrokitje konfirmimin e tij. Ndërsa përgjatë hetimit për efekt të vettingut komisioni i jashtëm në gjetjet e tij bëri publik faktin se Loka përgjatë janar 1991 deri më qershor 1991 kishte qenë punonjës i sigurimit të shtetit në rolin e operativit në Bicaj të Kukësit.

Ndërsa Loka që se kishte shkruar këtë të dhënë në formularin e vetëdeklarimit u shpreh se komisioni nuk duhet ta diskriminojë për shkak të shkollimit të tij dhe përgjatë muajve si operativ ai nuk kishte kryer asnjë veprim në dëm të shtetasve, asnjë rekrutim, asnjë keqtrajtim por vetëm kishte marrë në dorëzim dosjet nga ish eprori i tij.

Një tjetër gjetje e komisionit të jashtëm ishte fakti se Lokaj ishte administrator i një kompanie private që eksportonte kastraveca deti në Turqi. Por në argumentet e tij ai shpjegoi se kjo nuk përbën konflikt interesi për shkak se ai është zyrtar në fushën e sigurisë dhe rendit e për më tepër firma ishte pa aktivitet pasi ministria e mjedisit si kishte dhënë licencë.

Nga ana e pasurisë Loka rezultoi pa probleme, po ashtu edhe gradat e fituara ndër vite ndërsa informacionet e shërbimit informative se në vitet 2002-2003 kur Loka kishte qenë zyrtar i policisë Vlorë e Lezhë kishte favorizuar disa efektivë për shkelje ligjore nuk u provuan dhe ishin të padokumentuara.

Loka është ripranaur në polici me një vendim gjykate, ndërsa shkarkimi i tij në vitin 2004 është konsideruar i paligjshëm nga policia për të cilin ka fituar edhe 1milion e 100 mijë lekë dëmshpërbim.

1597829861_loka.jpg

Gjovalin Loka sot te komisioni i vettingut (I pari majtas)

Pjesë nga seanca e sotme
Trupa e Komisionit të Vettingut: Nga janari '91 deri në qershor '91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.

Gjovalin Loka: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës. Shtetësja A.B. e ka kallëzuar Gjovalin Lokën por prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme.

Por të gjitha praktikat nuk janë çuar deri në fund për t'u faktuar. Ndërsa për përjashtimin nga policia Loka ka fituar të drejtën në gjykatë për t'u rifutur në polici. Po ashtu ka fituar edhe 11 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. Testi psikologjik ka rezultuar së është i aftë dhe pa asnjë problem.

Gradat që mban Loka janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Loka ka medalje nderi nga ministri i Brendshëm. Medalje e marrë në vitin 2019. Nga 2013 deri ne 2019 nuk ka asnjë masë disiplinore.

Subjekti ka qenë bashkëpunues gjatë kontrrollit të vettingut. Loka ka qenë administrator i një kompanie të eksportit të kastravecat e detit në Turqi. Por ministria e mjedisit si ka rinovuar licencën dhe këtë subjekt e la pa aktivitet.

Gjovalin Loka: Aktiviteti tregtar është në fushën e peshkimit dhe nuk ka asnjë konflikt interesi me punën time në siguri e rend.

Trupa e Komisionit të Vettingut: A keni konstatuar tejkalim të forcës së policisë nga ju si drejtues përgjatë tubimeve? Çfare keni bërë, si është vepruar?

Gjovalin Loka: Jam drejtori që menaxhoj protestat e tubimet. Ndryshe nga vitet e kaluara kur plani i masave ishte evaziv. Unë kam kurajo kam plan masash, vendos emrin tim. Dua te them nga protesta e 16 shkurtit më e madhja.

Gjykoj që policia e shtetit ka bërë veprime ligjore e standarde e kanë konfirmuar edhe partnerët që na asistojnë. Kemi pas raste sporadike kur është tejkaluar kompetenca nga polica. Kemi proceduar policë. Ka masa deri nga heqja e pagës ose përjashtim nga policia e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Cili është roli juaj në transferimet që bën drejtori i policisë tek vartës apo efektivë në drejtori të ndryshme? A janë lëvizjet të shoqëruara me relacioni rezultatesh për çdo efektiv?

Gjovalin Loka: Kompetencat për emrin dhe transferim e ka drejtori i përgjithshëm. Drejtori aktual konsultohet me ne për drejtorë, shefa komisariatesh. Por vendimmarrja është e drejtorit të përgjithshëm.