Vettingu, EURALIUS: Asistuam
  miratimin e ligjit në komision

Vettingu, EURALIUS: Asistuam<br />  miratimin e ligjit në komision
Edhe pse ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi u miratua vetëm nga shumica (PS-LSI), Euralius deklaron se ka mbështetur dhe asistuar miratimin e tij, edhe pa konsensusin e PD.

Euralius thekson se janë katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet.

EURALIUS vuri në dukje katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke theksuar:

a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
b) Procesi i ri-vlerësimit përdor informacionet, dosjet si dhe strukturat administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.

Gjatë mbledhjes së djeshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, PD nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme. Pas përfundimit të mbledhjes, Oerd Bylykbashi theksoi se ligji devijon nga konsensusi i 22 korrikut dhe paralajmëroi dërgimin e tij në kushtetuese.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor