Vettingu, Euralius e Opdat:
Roli i ONM nuk do të reduktohet
 

Vettingu, Euralius e Opdat:<br />Roli i ONM nuk do të reduktohet<br /> 
Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës në Drejtësi, Euralius ka dalë në një deklaratë ku ka theksuar se, ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet dhe procesi i rivlerësimit do përdorë informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së.

Në datë 17 Gusht anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi u mblodhën për të diskutuar projektligjin për zbatimin e rivlerësimit. Ndryshe nga idetë e propozuara nga opozita, EURALIUS theksoi katër parime thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duke theksuar:
a) Nuk mund të ekzistojnë afate kohore ose kalendar për çdo çështje individuale;
b) Procesi i rivlerësimit përdor informacionet, dosje si dhe struktura administrative ekzistuese veçanërisht të ILDKP-së;
c) Roli i misionit ndërkombëtar të monitorimit nuk duhet të reduktohet;
d) Bashkëpunëtorët e drejtësisë konsiderohen si një mjet i rëndësishëm për të hyrë në praktika korruptive për marrjen e provave.

Nga ana tjetër, OPDAT shpjegoi kontrollin e figurës bazuar në standardet e SHBA-ve, BE dhe NATO-s sipas të cilave një institucion mbledh informacionin dhe komisioni i rivlerësimit merr vendimin.
 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima