Vettingu/ Fati i Gjykatës së Lartë brenda korrikut, përpara KPK 3 gjyqtarët e fundit

Vettingu/ Fati i Gjykatës së Lartë brenda korrikut, përpara KPK 3 gjyqtarët e fundit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Fati i Gjykatës së Lartë mbyllet brenda muajit korrik. Gjyqtarët e mbetur për të kaluar në Vetting, do dalin përpara Komisionit të Pavarut të Kualifikimit brenda kësaj jave. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) publikoi gjatë pasdites së të mërkurës edhe dy seancat e tjera ndaj gjyqtarëve Shkëlzen Selimi e Artan Broci.

Shkëlzen Selimi ka trajtuar çështje shumë delikate si rasti i Arben Frrokut, Ilir Xhakës, Indrit Dokle, Dritan Dajti apo Aldo Bare, duke dhënë në disa raste burgime të përjetshme për njerëz që ndaj tij mund të hakmerreshin nëse humb "imunitetin" që mban me rolin e gjyqtarit.

Procesi dëgjimor ndaj tyre do të mbahet të premten, ndërsa në datën 30 korrik do të jetë seanca e anëtarit tjetër të Gjykatës së Lartë, Medi Bici. Shkëlzen Selimi do të ketë seancën e tij dëgjimore në orën 11:00. Trupa gjykuese e tij përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. 

Seanca dëgjimore e Artan Brocit do të zhvillohet në orën 13:00, me të njëjtën trupë gjykuese. Nga Gjykata e Lartë janë konfirmuar në detyrë Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani dhe Edmond Islamaj. Ndërkohë që janë shkarkuar nga detyra Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin