Procesi i Vettingut ka hyrë në një hallë të rëndësishme të zbatimit të tij, ku pritet të japë dhe rezultatet e para. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka nisur procesin e Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.

Ky komision ka realizuar shortimet e para në lidhje me listën e subjekteve prioritarë, sipas parashikimeve ligjore. Gjithashtu, KPK ka përgatitur një formular për denoncimet nga publiku, me qëllim informimin nga qytetarët mbi faktet ose rrethanat që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit.

Formulari është i organizuar në bazë të tri kritereve, që përdoren për rivlerësim: vlerësimi i pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësisë profesionale. Ndërkohë, pak ditë më parë procesi i Vettingut filloi te Krimet e Rënda e Gjykata Kushtetuese, ku në filtër ishin dhjetë dosjet e dy gjyqtarëve, si dhe te Gjykata e Tiranës, ku do kalonin për verifikim gjashtë gjyqtarë. 


formulari denoncimit vettingu
(Formulari i Denoncimit nga publiku)

d.c./shqiptarja.com