Vettingu,Gjosha:Kusht për negociatat 
të realizohet në përputhje me Kushtetutën

Vettingu,Gjosha:Kusht për negociatat <br />të realizohet në përputhje me Kushtetutën
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti një Delegacion të Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin italian.
 
Ministrja Gjosha, shprehu në emër të qeverisë shqiptare, falenderimet për mbështetjen që Italia i ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit.
 
Përfaqësuesit e Delegacionit u shprehën se avancimi i Shqipërisë me procesin e integrimit i shërben vendit, por edhe vetë Bashkimit Europian, ndaj Italia do të vijojë të japë mbështetjen e saj më maksimale për këtë proces.
 
Përfaqësuesit e delegacionit vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria, i njohur edhe në raportin e Komisionit Europian.
 
Delegacioni vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi duke theksuar rëndësinë e arritjes së rezultateve sa më të shpejta në zbatimin e saj.
 
Duke uruar që ky objektiv i Shqipërisë të realizohet në një kohë sa më të shpejtë, përfaqësuesit e delegacionit u shprehën se veçanërisht ligji i vettingut është një kusht i Bashkimit Europian për të përparuar me procesin e integrimit.
 
Ministrja Gjosha, theksoi se Shqipëria është e vendosur të çojë përpara axhendën e saj europiane, pasi vetëm nëpërmjet kësaj axhende do të mund të forcohet shteti i së drejtës dhe të rriten standardet për qytetarët.
 
Duke u ndalur te vettingu, Ministrja Gjosha u shpreh se zbatimi i këtij ligji është i domosdoshëm për hapjen e negociatave me BE dhe duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën, në mënyrë që të jetë i gjithëpranueshëm dhe i pakontestueshëm.
 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)