Vettingu i politikanëve, deputeti i PD: Do largohen shumë politikanë nga të dy krahët! Juristi: Marrëveshje e fshehtë Basha-Rama për kontroll më të thellë të sistemit politik! Kume: S'mjafton

PD  depozitoi mesditën e kësaj të mërkure në Kuvend projektligjin për ndryshimet kushtetues e po ashtu edhe kërkesën për vetting për politikanët, duke ngjallur jo pak debat. E ndërsa parimisht të gjithë bien dakord për nevojën e pastrimit të politikës shqiptare nga të korruptuarit, në studion e 'Repolitix ' në Report TV u shtrua pyetja se kush e bën këtë proces vettingu.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe juristi Genti Malko, tha se ka dyshime mbi qëllimet e atyre që e bëjnë këtë nismë, duke theksuar se për të është një marrëveshje e fshehtë mes Bashës dhe Ramës. Ai theksoi se vettingu i politikanëve është një mekanizëm për një kontroll më të thellë të sistemit politik.

"Nuk besoj se njerëz që për 15 vite kanë akuzuar njëri-tjetrin për lloj-lloj aferash, korrupsion, vjedhje votash, sot marrin përsipër, sepse janë të dy bashkë është marrëveshje e fshehtë u kuptua qartë. Këta dy persona po marrin përsipër të kontrollojnë. Për mendimin tim është një mekanizëm për të mbajtur kontrollin siç ishte, por një kontroll më të thellë të sistemit politik që shkon edhe më larg se ata. Ajo që na rezervon e ardhmja ka për të qenë po e papëlqyeshme. Pyetja është kush e bën. Unë dyshoj te qëllimet e atij që e bëjnë", tha ai.

Por ndryshe nga ai, deputeti i PD-së, Dash Sula u shpreh se kjo është nismë 'historike' dhe se ka ardhur momenti për të pastruar politikën nga të korruptuarit. Ai tha se ky proces ka për të larguar një numër të lartë politikanësh si nga PD ashtu edhe nga PS.

"Nuk mund ta them në mënyrë të prerë që ka një marrëveshje PS-PD për këtë çështjen e vetingut. Di të them që kemi një marrëveshje me qytetarët shqiptarë sa i përket çështjes së korrupsionit. Kjo zgjidhet duke pastruar politikën nga të korruptuarit sepse u bënë 30 vite që të korruptuarit diktojnë politikën shqiptare. Nëse sot që i është hedhur dorashka maxhorancës, mendoj dhe shpresoj ka besim që është në moment që do ishte historik për Shqipërinë. Te Rama pashë një lloj frike dhe hezitimi pasi bërja e vettingut në politikë, në të dy krahët, por më së shumti nga maxhoranca do largohen. Kjo nuk do të thotë se do zhduket DP apo PS. Ka ardhur momenti historik, nuk mund të jesh edhe politikan edhe hajdut. Ne kemi thënë se duhet një paketë më e gjerë se sa kemi çuar. Ne kërkojmë vullnetin e maxhorancës për të filluar procesin, si do të bëhet, mekanizmi, jemi gati për të diskutuar", u shpreh deputeti.

Dakord në parim për pastrimin e politikës nga të korruptuarit është edhe konstitucionalisti Kristaq Kume, që e quan këtë nevojë imediate, por shton se nuk mjafton. Sipas tij, është koha të fillojë një proces i thellë në ndryshimin e 'ngrehinës' legjislative

"Kjo ka të bëjë me atë që e konstatoj fatkeqësisht dhe sot se njerëzit e politikës sillen me ne në të njëjtën formë si ajo që dikur, 100 vite më para, Fan Noli e artikulonte si 'O popull çdo gjë e bëjnë për ty, në emrin tënd. Ne si shoqëri jemi në kushtet kur është shtruar si nevojë ndërhyrja e thellë legjislative. Këtë ka thënë edhe Balla para zgjedhjeve, që do ketë reformë të thellë legjislative. Nuk jam dakord të kërkohet vetëm vettingu i politikanëve dh të kërkohet vetëm kjo, është koha të fillojmë një proces të thellë në ndryshimin e ngrehinës legjislative. Pyetja që duhet bërë a është i nevojshëm? Ka nevojë ulëritëse kjo shoqëri për ta bërë këtë gjë. Duhet të angazhohemi të gjithë", theksoi konstitucionalisti.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Amendametet e PD përmbajnë ndryshime kushtetuese për reformën zgjedhore, për reformën territoriale dhe për Vettingun e politikanëve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nona vet: 20/10/2021 22:37

    Uuu tekeqen nona o dash sula .. ka rrit nona ca gjela deti per viteri do na e shtrosh ate rrugen qena premtove qe lidh vashet me xhibrraken.. se do shes nona gjelat per viteri e do blejm vota prap ke nona. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion