Shkon në 8 numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë shmangur procesin e Vettingut duke hequr dorë nga dorëzimi i deklaratave të pasurisë.
Dy gjyqtarët e radhës që nuk kanë pranuar të dorëzojnë deklaratën e pasurisë janë Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo, dy emra të njohur për publikun.
Gjykata e Krimeve te Renda e ka dënuar Shyqyri Çobon me një vit e tetë muaj shërbim prove.
Po kështu, Çobo nuk do të ushtrojë detyre publike për 5 vitet e ardhshme.
Ish-gjyqtar i Beratit u dënua nga gjykata me akuzën se kërkoi të favoreve seksuale.
Këtë vepër, sipas akuzës Çobo e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua e cila ishte në një proces divorci.
Ndërsa Ibrahim Hoxha dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi akuzohet për korrupsion pasiv.
Hoxha akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor.
Deri tani nuk kanë pranuar ti nënshtrohen Vettingut gjyqtarja Mirela Fana, Vladimir Kristo i Gjykatës Kushtetuese, Ilir Çeliku, gjqytar në Apelin e Vlorës, Ilir Pashai gjyqtar në Elbasan, Drita Velaj në Kukës dhe prokurori Sulejman Tola në Krujë.
Sipas ligjit tashmë këta funksionarë të drejtësisë shkëputin menjëherë marrëdhënien e punës dhe nuk janë më pjesë e drejtësisë ndërsa rezulton se formularin e rivlersimit për pasurinë e ka depozituar dhe gjyqtarja e pandehur për korrupsion Majlinda Andrea.

Shyqyri Çobo dhe Ibrahim Hoxha
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com