Vettingu i zbuloi dënimin për vjedhje në Itali, PD-Metës: Shkarko gjyqtarin Admir Thanza

Vettingu i zbuloi dënimin për vjedhje në Itali, PD-Metës: Shkarko gjyqtarin Admir Thanza

Gjyqtari Admir Thanza sot përpara KPK-së

Partia Demokratike me anë të një deklarate zyrtare i ka bërë thirrje presidentit të Republikës Ilir Meta të shkarkojë nga detyra gjyqtarin  Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, të cilit Vettingu i zbuloi një dënim për vjedhje në Itali. 

Sipas PD, Thanza gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit, nuk ka treguar se ka qenë i dënuar nga autoritetet italiane. Sakaq në deklaratë është shtuar se "Partia Demokratike nuk mund të pranojë që një gjyqtar i dënuar penalisht, të vijojë detyrën e tij".

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

Partia Demokratike është njohur sot me faktin e rëndë që një gjyqtar i lartë rezulton i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe këtë fakt e ka fshehur gjatë plotësimit të Formularit të Dekriminalizimit. Pavarësisht nga rrethanat e pretenduara prej tij mbi kryerjen apo jo të krimit, Partia Demorkatike kërkon respektimin e vendimit të drejtësisë italiane dhe shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra.

Për këtë qëllim, apelojmë Presidentin e Republikës, si organ kushtetues përgjegjës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, që të urdhërojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza, në kuadër të detyrimeve që burojnë nga ligji i dekriminalizimit. Për Partinë Demokratike, një gjyqtar i dënuar penalisht nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e gjyqtarit për asnjë sekondë më shumë pas vërtetimit të faktit të dënimit.

Komisionet e vettingut janë njohur me këtë të dhënë në mënyrë zyrtare që në muajin Prill 2018 dhe do të duhet të kishin urdhëruar menjëherë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit në fjalë, pa patur nevojë për të vijuar edhe për 3 muaj procedurat e vlerësimit.

Dënimi me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe fshehja e këtij dënimi, pavarësisht detyrimit që buron nga ligji, është motiv i mjaftueshëm për të konkluduar shkarkimin nga detyra, për shkak se ky fakt përbën cenim të rëndë të besimit të publikut ndaj sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, edhe organet e vettingut duhet të urdhërojnë shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit, pa asnjë vonesë të mëtejshme.

Deri në marrjen e këtij vendimi nga organet e vettingut, javën e ardhshme, kërkojmë nga Presidenti i Republikës që të urdhërojë sot shkarkimin e tij nga detyra, në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke shmangur në këtë mënyrë vijimin e qëndrimit të mëtejshëm të tij në detyrë, qoftë edhe për 1 javë.​ Gjithashtu, kërkojmë nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtarit të lartë për shkeljen e ligjit të dekriminalizimit prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 10/07/2018 23:07

    Kjo eshte nje shashke e Saliut dhe jo e PD se ne PD fatkeqesishte nuk ka njerez te mencur iken,me kete deklarate Saliu deklaron qe nuk njeh organet e vetingut si rrjedhim nuk njeh as reformen ne drejtesi por vazhdon ti bjere avazit mukes me Meten qe vetem celsat e Presidences i kane mbetur per sistemin e drejtesise pas fillimit te reformes dhe pas ngritjes se organeve te vetingut

    Përgjigju
  • Tini: 10/07/2018 22:25

    Hipokrizia nuk ka kufij . Si i kerkoni Metes te shkarkoje gjygjtarin kur kete proces po e kryen vetingu . Ku eshte Nushani qe nuk po len dite pa u prononcua per ceshtje ordinere dhe nuk flet per drejtesine qe drejtoi pese vjet ? A ka pergjeghesi mirale dhe politike si ish presudent dhe kryetar u KLD per kete katraure qe emeroi dhe mbrojti . Hajdut ne KLD GJKushtetuese dhe GJ e larte . O zot cfar do degjojme . Jane ai kontifjent qe emeruat dhe ju sherbeu jua

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/07/2018 20:13

    Hahahaha PD...!!!

    Përgjigju
  • Horri: 10/07/2018 20:04

    Po per Skender Topin qe ka genjyer per dekriminalizimin duke qene I denuar dhe nuk e ka shenuar pse nuk flet PD. Meta ta shkarkoj edhe ate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU