Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e dytë nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta. Mbledhja kishte në rend dite 3 pika kryesore, të cilat Shqiptarja.com i sjell në më posht nëdokument.

Në mbledhjen e sotme, këshilli i lartë i drejtësisë krijon grupin e punës, i cili në bashkëpunim me komisionin e pavarur të kualifikimit do të intesifikojnë punën për të cuar më parë zbatimin e procesit të vettingut.

Anëtarët e këtij grupi nga KLD janë Vangjel Kosta, Gerd Hoxha, Neritan Cena si dhe përfaqësues të ministrisë së drejtësisë. Ky grup krijohet pak ditë pasi anëtarët e KLD dhe stafi i komisionit të kualifikimit kanë patur një takim informal mes tyre ku është diskutuar për mënyrën se si do të procedohet me vlerësimin e gjyqtarëve.

KLD ende nuk ka marrë një vendim për këtë por në mbledhjen e kësaj të premte ka vlersuar 15 gjyqtarë sic dhe shihni nga kjo listë. Jo zyrtarisht ReportTv ka mësuar nga burime pranë KLD se procesi i vlersimit të gjyqtarëve dhe dërgimi i këtyre vlersimeve pranë komisionit të vettingut pritet të krijoj një ngërc pasi ligjërisht KLD i ka të ngrira kompetencat e saj të plota deri në krijimin e KLGJ.

Ky shqetësim sqaruan burimet pritet të diskutohet edhe në seancën e 28 shtatorit ku shoqatat e gjyqtarëve kanë paditur në Kushtetuese ligjin e vettingut.

Grupi i Punës i KLD për vettingun
Z. Vangjel Kosta, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Kuvendi.
Z. Gerd Hoxha, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.
Z. Neritan Cena, anëtarë i KLD-së, zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore.
Përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë.

rendi dites kld


Rendi i ditës KLD


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com