Vettingu, Klosi: Drejtësia në Berat
ka bllokuar pronat dhe investimeve

Vettingu, Klosi: Drejtësia në Berat<br />ka bllokuar pronat dhe investimeve
BERAT-Mbledhja e firmave të qytetarëve si kërkesë për të hapur rrugën procesit të vettingut është një kërkesë e shprehur edhe nga ana e qytetarëve të Beratit.
 
Stendës së ngritur në këtë qytet i është bashkuar edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi u shpreh se Sistemi Gjyqësor në Berat ka bllokuar pronat, investimet dhe bizneset.

‘’Procesi i vettingut i bllokuar prej kaq gjatë në Parlamentin shqiptar. Po kërkohet me forcë nga shoqëria shqiptare që të zhbllokohet, pasi mendojnë se në qytetin e Beratit ka shumë arsye pse drejtësia do të duhet të vihet në vend. Kërkojmë gjithashtu të zhbllokojmë një sistem gjyqësor që ka bllokuar investimet në qytet’’,-u shpreh Klosi. 

Vetëm në 2-ditët e para, në Berat janë  mbledhur rreth 4000 firma nga qytetarët që kanë shprehur dëshirën Pro Vetingut, me qëllim vendosjen përpara drejtësisë të të gjithëve shkelësve.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh

'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh