Vettingu/ Kryetarja e Kolegjit të Apelimit: Asnjë tolerim ndaj të korruptuarve

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin monitoruesit ndërkombëtar të procesit të vettingut, ambasadorë dhe gjyqtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë inauguruar ambientet e reja të Kolegjit të Apelimit.

Këto ambiente do të jenë pranë gjykatës Kushtetuese në ish godinën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të pranishmit vlerësuan procesin e vettingut ndërsa u shprehën se ky proces është i domosdoshëm dhe përfitimet prej tij do të jenë të mëdha aq sa do të finalizohen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e saj para të pranishme Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka paralajmëruar se nuk do të ketë mëshirë dhe tolerim ndaj asnjë të korruptuari në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe se do te denoncojë ndërhyrjet politike dhe financiare që mund të bëhen.

Duke qene se jemi te falenderimet nje falenderim sh te vecante kam per Min e Drejt Zonjen Etilda Gjonaj fal kontributit te se ciles eshte mundesuar krijimi i kushteve te Kolegjit qe ju do ti shihni pas pak.

Me ne fund kam kenaqesine t’ju mirepres ne shtepine tone te re. Ne si shqiptare kemi nje shprehje, te cilen e perdorim shpesh,: “ I duruari, I fituari “. Te duruar besoj se kemi qene, ndoshta edhe me shume sesa duhej, ndersa tani besojme se po fillojme te jemi te fituar. Po, ne duam te fitojme, dhe kjo nuk ka te beje aspak me ambicjet tona personale dhe profesionale. Puna jone eshte ajo e misionarit, eshte sfida madhore per te pastruar rradikalisht sistemin e drejtesise.

Si cdo mision dhe misionar, realiteti imponon kushtet ne te cilat veprojme. Te gjithe pjestaret e sistemit te drejtesise duhet te kalojne ne “siten” e imet te vettingut. Une jam e bindur se “skanimi” kerkon vetem paanshmeri, ndershmeri, profesionalizem dhe padyshim ate element qe realisht ka munguar ne te gjitha sistemet qe perbejne demokracine: mungesen totale te selektivitetit. Vetem keshtu une jam e bindur se do t;ja dalim mbane me sukses dhe te jemi krenare perpara vetes, profesionit, popullit, demokracise, Atdheut dhe para Zotit.

Pavaresisht se eshte thene shpesh, ky proces ka si qellim sherimin e njeres prej plageve me te renda te demokracise; zhdukjen e korrupsionit ne rradhet e gjyqtareve dhe te prokuroreve. “Detyra e pare e cdo shoqerie eshte Drejtesia”, thoshte Alexander Hamilton, njeri prej baballareve te demokracise amerikane. Ndonese te vonuar, asnjehere nuk eshte vone.

Nuk jam une e para qe e them, por jam e bindur se nuk gaboj teksa serisht e nenvizoj me shume force se nxjerja pa meshire e te korruptuarve nga rradhet tona eshte jetike per demokracine. “Togat e zeza“ me ne fund duhet ta kene “faqen e badhe”. E thjeshte per t’u artikuluar, aspak e lehte per tu realizuar, por ne prandaj jemi ketu: per te bere drejtesi te drejte, pa kulisa dhe teresisht transparente.

Nje nga gangrenat e shumta te realitetit tone kompleks shqiptar eshte padyshim selektiviteti. Une jam e angazhuar dhe e perkushtuar teresisht si ne diten e pare kur morra detyren qe te gjitha subjektet duhet t’i trajtojme me korrektese dhe ndershmeri ekstreme.

Kjo nenkupton thjeshte dhe vetem shqyrtimin ne themel te te gjitha komponenteve qe parashikon ligji i vetingut; pra pasurine, figuren dhe kompetencen profesionale. Drejtesia jone ka ceduar shume, duke e rrenuar rrespektin dhe besimin e opinionit public, dhe kjo per shkak te individeve te korruptuar. Tani une besoj se eshte koha dhe momenti qe ata te japin llogari per makuterine e tyre te peshtire. It is pay back time.

Asnje tolerim, asnje cedim, asnje selektivitet dhe asnje perjashtim. Sentenca “ Te gjithe te barabarte perpara ligjit” duhet te funksionoje si e tille, dhe opinion qytetar duhet te bindet se ne kete po bejme. Ata gjithashtu duhet te mesojne te verteten dhe vetem te verteten per ta, por jo vetem kaq; ata duhet te japin llogari. Nuk ka drejtesi te cunguar, ajo duhet te jete e thelle dhe e plote, dhe te shihet si e tille.

Une personalisht gjykoj se filtri i imet dhe funsional do te sherbeje si gurethemeli per shendoshjen e sistemit tone. Edhe nese nga vettingu dalin vetem pak individe te paster ne bregun tjeter, kjo eshte serisht mjaft e shendetshme.

Te qenurit i paster, i paperlyer dhe i painfuencushem nga politika dhe paraja, eshte parakusht thelbesor per te hedhur bazat e forta per shendoshjen e drejtesise se semure shqiptare. Ne po e operojme Drejtesine semure shqiptare, por jemi te sigurte se pas reanimacionit aj do te jete me e shendetshme se kurre.

Ndarja e pushteteteve, qe ka filluar qe nga koha e Monteskjese, ndoshta vetem tani ne Shqiperi do te filloje te materializohet dhe konkretizohet. Me pelqen qe kur flas per rendesine e pavaresise se Drejtesise te citoj Ish Presidentin e Gjykates Supreme Amerikane John Rutlege, bashkepunor i Xhorxh Ëashintonit, i cili me nje thjeshtesi mahnitese eshte shprehur: “Persa kohe nje vend ka nje sistem te pavarur Drejtesie, atehere interesat madhore te popullit jane te sigurta”. Une personalisht nuk do te hezitoj per asnje cast te denoncoj direct, pa doreza dhe pa ekuivoke cdo nderhyrje politike apo financiare ne vetting. Askush nuk mund te vere ne dyshim integritetin dhe vullnetin tone. Ne jemi sherbetore te devotshem te ligjit dhe popullit.

Natasha Mulaj, kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Ora 17:41
FOTO/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit në godinë të re pranë ish ambienteve të KLSH
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Shqiptari: 08/06/2018 21:48

      Gerdeci kaloi, per ke e keni fjalen per keta gjyqtaret e gjykatave me nga 3000 banore...

      Përgjigju
    • Dash peza i legalizova 1 mil Euro pa problem.: 08/06/2018 20:23

      Vetingu me sa po reagon shteti po duket sikur ben legalizimin e parave te pista dhe rryshfeteve.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

    Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)