Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin Anton Martini! KPA e shkarkon, i 'pritet ëndrra' për të qenë pjesë e SPAK

Mos justifikimi i një banese ‘djeg’ prokurorin Anton Martini! KPA e shkarkon, i 'pritet ëndrra' për të qenë pjesë e SPAK

Foto nga KPA dhe prokurori Anton Martini

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shkarkuar përfundimisht nga detyra, prokurorin Anton Martini, duke i prerë ëndrrën që të jetë pjesë e SPAK. Mos justifikimi i një banesë dhe deklarimi i pasaktë i dhanë fund karrierës karrierës së tij në organin e akuzës.

Ai kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut në KPK, por në seancën e sotme, KPA gjykoi se ai nuk justifikonte blerjen e banesës, për pasojë e shkarkoi. Martini nuk ishte i pranishëm sot në seancë.

Kush ishte Anton MartiniAnton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi. Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Prokurori Anton Martini është renditur i dyti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Barriera e fundit e tij për të marrë emërimin në SPAK,  ishte vettingu, por që nuk e kaloi atë.

Prokurori Anton Martini

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtues i Pare: 10/06/2021 16:57

    Mund te jete shume i pregatitur, por shume arrogant dhe pa pike kulture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë