Vettingu/ S'mori pjesë në seancë, KPA shtyn për në shtator vendimin për Mirela Fanën

Vettingu/ S'mori pjesë në seancë, KPA shtyn për në shtator vendimin për Mirela Fanën

Seanca e sotme e KPA për ish-gjyqtaren Mirela Fana

Komisioni i Posaçëm i Apelimit (KPA) shqyrtoi sot ankimimin e Komisionerit Publik për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila dha dorëheqjen përpara nises së Vettingut. Trupa e KPA përbëhet nga Natasha Mulaj, kryesuese, Rezarta Schuetz, relatore dhe me anëtarë të Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo. 

Ish-gjyqtarja nuk ishte vetë e pranishme në seancë, ndërsa nuk kishte as përfaqësues ligjor, çka bëri që KPA të shtyjë vendimin për të për në 10 shtator. KPK vendosi më herët të pranojë dorëheqjen e Fanës dhe për rrjedhojë ndërpreu Vettingun ndaj saj, por Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa, e ankimoi vendimin në KPA. 

Mirela Fana dha dorëheqjen nga gjyqtare e Gjykatës së Lartë në janar të këtij viti, pak përpara nisjes së procesit të Vettingut në radhët e gjyqësorit. 

Mirela Fana

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës