Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin Alfred Progonati

Vettingu/ KPK konfirmon në detyrë prokurorin Alfred Progonati

Alfred Progonati

KPK konfirmoi sot në detyrë Alfred Progonatin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, pas seancës vlerësuese të bërë tre ditë më parë. Për prokurorin Progonati ILDKPKI tha se ai ka bërë deklarim të saktë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interest dhe se subjekti ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar si pasuri një apattament 126 metër katrorë në Tiranë, i ndërtuar në vitet 2005-2006, dhe i paisur me certifikatë pronësië i blerë për 70 mijë euro, që i kishte më parë në Prrenjas, si të ardhura nga shitja e banesës. Prokurori kishte marrë 31 mijë euro kredi dhe u konstatua se në fillim shuma apartamentit ishte deklaruar 67 mijë euro.

DSIK vlerësoi se Progonati është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. KPK ka kryer hetim të pavarur dhe ka konstatuar se subjekti s’ka kontakte të papërshtatshme dhe ndaj tij s’ka patur denoncime nga qytetarët. Sipas KPK, sa u përket aftësive porfesionale, Progonati i përmbush me përpikmëri kriteret si për disiplinën në punë, ashtu edhe aftësinë për të marrë vendime, ndërsa çështjet që ka patur i ka përfunduar në kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 13/01/2019 08:14

    Çehre denbeli. Si ke fytyrën ke dhe shpirtin. Urime.

    Përgjigju
  • sapa: 20/12/2018 16:14

    Dmth.Banesa qe shiti ne prenjas kushtoj 70 mije euro.

    Përgjigju
    • Sapa2: 21/12/2018 14:48

      Banesa dhe kredia.... Mos spekulloni. Apo hajt te themi cte duam..

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?