Vettingu, KPK për Report Tv: Hipotekat vonuan përgjigjet për hetimet ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Zyrat e hipotekave kanë krijuar vonesa në ecurinë e procesit të Vettingut dhe hetimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët po i nënshtrohen rivlerësimit. Ndër kolonat e procesit të Vettingut janë ana profesionale, integriteti moral dhe pasuria në para e prona. 
Pikërisht në hetimin e pasurive për pronat përgjigjet për komisionin e Vettingut janë vonuar nga disa zyra hipotekash në rang vendit, por paçka vonesave ato janë përgjigjur.

Në interesim të pyetjes së Report Tv pranë komisionit të pavarur, ky institucion përgjigjet duke sqaruar këto vonesa. “Sqarojmë se asnjë institucion, të cilit KPK-ja i është drejtuar, nuk ka refuzuar të përgjigjet. Mund të ketë pasur vonesa në kthimin e përgjigjeve, në mënyrë të veçantë nga ZVRPP-të, por asnjëherë refuzim përgjigjeje”.

E pyetur nëse në informacionet që ka grumbulluar ky komision a ka pasur prej tyre të ardhura jashtë vendit dhe kanë shërbyer për të kryer hetime ndaj subjekteve. Në përgjigjen e saj KPK thotë se ka tagrin të marrë informacione edhe jashtë vendit.

“KPK-ja, në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit nr. 84/2016, ka të drejtë kërkojë informacione edhe jashtë vendit, siç dhe ka kërkuar për subjekte të caktuara për të cilët ka qenë e nevojshme”. Një ndër rastet kur informacionet e mbërritura nga jashtë vendit për hetimin e një subjekti, ka qenë ai i gjyqtarit të lartë Admir Thanza, ku informacionet e mbërritura nga Italia zbuluan se ai aty kish qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1999.

E pyetur për subjektet e kallëzuar penalisht, komisioni i pavarur i kualifikimit sqaron se deri më tani ka referuar në prokurori materialet vetëm për subjektin Besnik Imeraj. Imeraj është ish-gjyqtari kushtetues i dorëhequr me vullnetin e tij nga sistemi. Por paçka referimit të prokurorisë për subjektin Imeraj si Prokuroria e Tiranës dhe ajo e krimeve të rënda e pushuan hetimin ndaj tij me argumentin se mungojnë elementët e veprës penale.

Deri më tani në sitën e Vettingun kanë kaluar subjektet e listët prioritare mes tyre kandidat për këshillin e lartë gjyqësor e këshillin e lartë të prokurorisë, nga ku 27 janë konfirmuar në detyrë dhe 21 prej tyre janë shkarkuar. 

Përgjigjia e KPK për Report TV

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump