Vettingu merr pushimet në gusht/ Bilanci i gjyqtarëve dhe prokurorëve kalues e mbetës...dhe rikthimi në bankat e shkollës

Vettingu merr pushimet në gusht/ Bilanci i gjyqtarëve dhe prokurorëve kalues e mbetës...dhe rikthimi në bankat e shkollës

TIRANE - Muaji gusht është pushim për procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Këshilli i Posaçëm i Apelimit nuk do të kenë seanca gjatë muajit gusht, për të rinisur sërish në shtator me vlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në të ashtuquajturin "vetting".

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se në total, deri më sot më 31 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 188 vendime. 81 prej tyre janë konfirmime në detyrë. ndërkohë që 68 vendime janë marrë për shkarkimin nga detyra të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë gjetur në shkelje të një prej shtyllave që vihet në filtrin e vettingut, aspekti profesional, pasuria dhe integriteti moral që ka të bëjë me raportin e tyre me persona me precedentë penale.

14 vendime të tjera janë marrë për ndërprerje të procesit që mund të vijë si pasojë e dorëheqjes së prokurorëve ose gjyqtarëve, 8 vendime për pushim procesi, 16 vendime për përfundim procesi dhe 1 vendim për pezullim nga detyra që ishte i prokurorit që duhej të riniste nga fillimi Shkollën e Magjistraturës, Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gogaj.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KPK: 31/07/2019 14:40

    Me shume kalues se "ngelsa"? Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?