Vettingu, Meta: Caktojmë seancën
për 2 ditë, pushim deri në 11 gusht

Vettingu, Meta: Caktojmë seancën<br />për 2 ditë, pushim deri në 11 gusht
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, se për seancën e Kuvendit do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.
 
Meta tha se deri në datën 11 gusht deputetët do të vijojnë të qetë me programin e tyre, ndërsa pas kësaj date mund të mblidhet Kuvendi.   
 
Gjithçka do të ecë në respekt me kushtetutën dhe me afatet me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të përcaktuar sa më shpejt kohën e mbajtjes së seancës, për të miratuar ligjin për vettingun dhe ligje të tjera të cilat janë të domosdoshme.
 
Jemi në një proces diskutimesh dhe me z.Xhafaj e Bylykbashin, dy ambasadorët Lu e Vlahutin, komunikimet do të jenë dhe me kryetarët e grupeve parlamentare. Deri në 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë dhe të vazhdojnë programin e tyre, por besoj se këto dy ditë do të kemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë të marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave. Do t’ju njoftojmë në dy ditët e ardhshme, kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt të seance të suksesshme
”, u shpreh Meta. 

Kryetari i Kuvendit paralajmëroi një muaj intensiv gjatë gushtit dhe jo pa qëllim u shpreh me nota humori se ai dhe Fatmir Xhafaj e Oerd Bylybashi, do të marrin pushime dimërore. 

"E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore", deklaroi Meta,  

Prononcimi i plotë i kreut të Kuvendit Ilir Meta

Z. Meta, si po shkojnë negociatat me ambasadorët? Për çfarë po diskutoni ditën e sotme, për seancën plenare të ardhshme apo për 7 projektligjet?
Do të kemi një komunikatë për shtyp, besoj se çdo gjë do të ecë normalisht në respekt të Kushtetutës, në respekt të institucioneve dhe të afateve që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Jemi duke diskutuar për të caktuar sa më shpejt të jetë e mundur kohën e mbajtjes së seancës së duhur për miratuar ligjin për vetingun dhe ligjet e tjera që janë të domosdoshme.

A do të përfundojë përpara mbylljes së muajit gusht votimi i shtatë projektligjeve ose të paktën të projektligjit të vetingut, meqenëse pati një urgjencë të kërkuar nga ndërkombëtarët?
Që të jemi korrekt, jemi në një proces diskutimesh, edhe me z. Xhafaj si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, edhe me z. Bylykbashin si Nënkryetar i Komisionit dhe përfaqësues i opozitës, edhe me dy ambasadorët e nderuar, Ambasadoren e Bashkimit Europian, znj. Vlahutin, dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lu.
Kemi komunikime të vazhdueshme edhe me kryetarët e grupeve parlamentare. E vetmja gjë që mund t’ju them me siguri është që deri më 11 gusht deputetët mund të jenë të qetë edhe të vazhdojnë me programin e tyre.
Por besoj që këto dy ditë do të jemi shumë më të qartë që të vazhdojmë rrugën e nisur, t’i respektojmë të gjitha afatet që e ndihmojnë Shqipërinë që të marrë rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave dhe njëkohësisht edhe që ndihmojnë edhe partnerët tanë, Bashkimin Evropian,
Shtetet e Bashkuara, për të filluar angazhimin e tyre në mbështetje të fillimit të reformës dhe fillimit të implementimit të saj.
E vetmja gjë e sigurt mund t’ju them që unë , z. Xhafaj dhe z. Bylykbashi do të bëjmë pushime dimërore. Për datat pastaj, pasi të rakordojmë çdo gjë me konsensus, do t’ju njoftojmë në orët e ardhshme, në dy ditët e ardhshme, atëherë kur ne të jemi të bindur që po shkojmë drejt një seance të suksesshme.

Z. Meta a do të mblidhet komisioni parlamentar për shqyrtimin projektligjit të vetingut. Partia Demokratike ka shprehur sot gatishmërinë për t’u ulur në tryezë që ditën e hënë?
Padyshim edhe unë jam i informuar për përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së në komision. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe padyshim që komisioni do të mblidhet. Do të mblidhet në kohën e duhur.

Kjo është përgjigja më e mirë që mund të them sot. Qëllimi nuk është thjesht të mbledhim komisionin, por të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në zhvillimin e seancës. Mendoj që të gjithë janë të angazhuar pozitivisht edhe i përshëndes për angazhimin tyre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv