Vettingu,Meta:Më 11 Prill seancë
e jashtëzakonshme PD: S'vijmë!

Vettingu,Meta:Më 11 Prill seancë<br />e jashtëzakonshme PD: S'vijmë!
TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare pasditen e së martës, më 11 prill, për të diskutuar dhe miratuar komisionet e Vettingut.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u ka dërguar ditën e sotme një letër krerëve të grupeve parlamentare për t’u mbledhur në një seancë parlamentare ku do të vendoset për krijimin e komisioneve të Vettingut.

Meta njofton se seanca parlamentare do të mbahet ditën e martë, ora 18:00, ndërkohë që PD vijon bojkotin e punimeve të Kuvendit nën kushtin për krijimin e qeverisë teknike.

Letra i është dërguar kreut të grupit parlamentar të PS, z Gramoz Ruci, atij të PD, Edi Paloka, Luan Ramës së LSI, Mesila Dodës së PDIU dhe Fatmir Mediut të PR.

Ky hap vjen pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i përcolli këtë të premte Avokatit të Popullit listën e zezë të atyre aplikantëve që nuk duhet të përfshihen në këtë proces.
Lista me 42 emrat e papërshtatshëm ndodhet në një zarf të vulosur që vetëm Kuvendi ka të drejtë ta hapë.

​Basha
E rrufeshme ka qenë përgjigja e Kryetarit të opozitës. Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht ftesës së Metës për të votuar komisionin ad hoc që do të ngrejë institucionet e Vettingut.
Asgjë nuk ka ndryshuar. Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e një procesi fasadë. Asnjë gjë nuk ka ndryshuar që të ndryshojmë qëndrimin për Vettingun”, u shpreh Basha në një prononcim për Report Tv.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani