Vettingu, Meta takon raporterët e
KiE: Transparencë për zbatimin

Vettingu, Meta takon raporterët e<br />KiE: Transparencë për zbatimin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur në një takim Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Meta bisedoi me bashkeraporterët mbi situatën aktuale politike në vend, avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi punën e Raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. 

Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, sidomos për Reformën në Drejtësi dhe zbatimin e Vettingut.

"Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vettingut. Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standarteve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", u shpreh Meta.

meta me raportuesit e kie

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit

U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit