TIRANE-Pas lënies në fuqi të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve e prokurorëve njohur si Vettingu, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur nga puna për krijimin e strukturës së re që krijohet nga reforma në drejtësi ajo e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP).

Ky institucion do të jetë i vetmi që do të qëndrojë në kupolën e organit të akuzës ndërsa Këshilli i Prokurorisë i cili vazhdon ende të ketë funksionojë do të shkrihet.

Por si mund të bëhesh pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë?

ReportTv ka siguruar një urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili më 22 dhjetor 2016 me anë të një qarkore të brendshme i kërkon të gjithë prokurorëve që kanë interest të konkurojnë për KLP të depozitojnë formularët e plotësuar me të dhëna për të gjithë familjarët e garuesve.

Për herë të parë prokurorët të cilët do të garojnë për KLP duhet të marrin dhe mbështetjen e kolegëve të tyre me anë të një formulari letër motivuese mbështetëse.