Seancat për Vetting-un në polici nisin në gusht, Hodaj për Report Tv: Kush ikën s’kthehet më

Të gjithë oficerët e Policisë së Shtetit që do të largohen në sajë të Vettingut, nuk kanë asnjë mundësi për t’u rikthyer sërish brenda radhëve të uniformave blu. Në një intervistë për Report Tv, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj shprehet se ky fakt parashikohet në ligjin për policinë, ndërkohë që 45 personat e parë që do t’i nënshtrohen procesit të Vettingut, pritet të nisin në fillim të muajit Gusht.

Ligji i policisë e ka të pamundur që dikush që përjashtohet nga policia dhe nëse dikush nuk kalon procesin e vetingut do të përjashtohet, ligji sot e ndalon që ata që përjashtohen të kenë mundësi që të rikthehen” ka thënë Hodaj.

Ndryshe nga procesi i rivlerësimit në gjyqësor, Hodaj shpjegon se nëse një oficer ka integritet dhe justifikon pasurinë, por nuk ka profesionalizmin e duhur, atëherë nuk do të shkarkohet, por do të marrë trajnimin e duhur në Akademinë e Sigurisë.

Për profesionalizmin ne kemi parashikuar një mas më të butë që nuk është shkarkimi. Kemi menduar që nëse dikush, dhe këtë e parashikon ligji, që ka integritet dhe justifikon pasurisë, nëse ka mangësi në pjesën profesionale shumë mirë mund të riedukohet, mund të riinformohet te Akademia e Sigurisë dhe mund të shërbejë në Policinë e Shtetit” ka thënë më pas zv/ministri i Brendshëm.

Zv.ministri shton më tej se për 245 oficerët që kanë gradat më të larta, procesi i Vettingut parashikohet të përfundojë deri në Qershor të 2020-ës.

Sipas ligjit, në ditët e para të Qershorit të 2020-ës, ky process duhet të ketë përfunduar. Flasim për një process shumë voluminoz, vërtetë 245 të parët janë shumë të rëndësishëm, por edhe të tjerët janë të rëndësishëm. Në kohëzgjatje totale është pak e vështirë sot të parashikohet sepse do të jetë një process gradual që do të vijojë gjithmonë duke zbritur” thotë më pas Hodaj.

Procesit të Vettingut, për të tre komponentët, integritetin, pasurinë dhe profesionalizmin do t’i nënshtrohen rreth 11 mijë efektivë policie. I pari që do të dalë para komisionit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, e më pas vartësit e tij, si dhe punonjës së Gardës së Republikës e të Shërbimit për Çështjet e Brendshme e Ankesave.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 10/07/2019 16:00

    Me ke do ta besh Vettingun o zv. Minister me agronomo veterineren qe ke vene ne krye te KJV me Shkelqim Ganaj, Ana Kapaj????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja