Vijon procesi i vettingut në polici ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të ShÇBA-së Muhamet Rrumbullakut të japë shpjegime mbi një foto të publikuar në internet ku shfaqet ai me Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 2013.

Rrumbullaku thotë se ajo foto është bërë në vitin 2011 dhe pretendon se ka qenë më kolegët dhe me pas ka ardhur Frroku.

Subjekti ka pasur takim rastësor me të denuarin dhe nuk cilësohet si kontakt i papërshtatshëm. Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur pas fotos. Nuk ka asnjë dokumentacion përveç fotos që vërteton se ka njohje apo kontakte me Frrokun.

Deri më tani, KJV ka arritur në konkluzionin se subjekti ka plotësuar të saktë formularin për partëstinë e figurës teksa e sheh të përshtatshëm për vijimin e punës.

Muhamet Rrumbullaku ka dalë i pastër përsa i përket pasurisë. KJV ka arritur në konluzionin se përsa i përket apartamenteve dhe pronat në zotërim të tij janë të justifikuara nga burime zyrtare pasurore.

Ajo që ra në sy gjatë seancës dëgjimore janë sasia e madhe e automjeteve që ka pasur Rrumbullaku në zotërim. Sipas komisionit, të gjitha këto automjete janë ndërruar përgjatë viteve për përdorim personal dhe jo për qëllime përfitimi.

Muhamet Rrumbullaku