Arben Frroku i dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, si u arratis nga Shqipëria drejt Holandës

Arben Frroku i dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisarit Lamaj, si u arratis nga Shqipëria drejt Holandës

Arben Frroku, të cilit OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë, aktualisht ndodhet në qeli në Holandë. Ai rezulton i dënuar në Shqipëri, nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013 në Tiranë.

Holanda e ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri, duke i dhënë të drejtë Arben Frroku, i cili pretendon se në procesin gjyqësor kundër tij është përfshirë edhe politika, ndërkohë që në vendin tonë i rrezikohet jeta. Arben Frroku ka pretenduar se është dënuar për një krim të cilin nuke ka kryer.

Por si përfundoi Arben Frroku larg duarve të drejtësisë shqiptare?

Ai mori fillimisht pafajësi për vrasjen e Dritan Lamaj në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Por teksa vendimi u apelua nga prokuroria, Arben Frroku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.

Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit. Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke

Rekursi i Arben Frrokut në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë. Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut.

Kërkesa për ekstradim ishte e dyta ndaj Frrokut ku më parë u miratua ajo drejtuar Greqisë ndërsa kërkesa drejtuar Holandës nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, u refuzua.

Arben Frroku u bë i njohur edhe për foton me ish-zyrtarët e policisë njohur si tavolina “çiftelia” ku në të bënin pjesë asokohe ish drejtuesit e lartë të policisë së shtetit ndërsa pak javë më vonë Frroku do të prangosej për akuzën e rëndë të vrasjes e Lamajt.

Po ashtu, Arben Frroku është vëllai i ish-deputetit, Mark Frroku, i liruar nga burgu në maj të vitit 2018 i dënuar për fshehje pasurie, pastrim parash dhe ndërtim pa leje. Mark Frroku u akuzua edhe për një vrasje në Belgjikë, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, por akuzat për këtë krim ranë për mungesë provash, ndërsa ish-deputeti deklaroi disa herë me radhë se ai nuk kishte gisht në këtë ngjarje.

Arben Frroku ndodhet në qeli në Holandë pas refuzimit të ekstradimit në Shqipëri, ku dënimi përjetë i dhënë nga Apeli në vendin tonë, do të konvertohet në burg sipas ligjit të tyre.


Lajmi kryesor:

OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë Arben Frrokut, Jasin Avdylit dhe Durim Keçit


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it