Vettingu në polici, LSI: Ramës e Lleshajt i duhet një polici e frikësuar

LSI ka reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit të vettingut në polici. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e kësaj partie, Silva Caka deklaroi se kryeminsitri Rama dhe ministri Sandër Lleshaj kanë nevojë për një polici të frikësuar që bie pre e dëshirave të errta të pushtetarëve dhe kriminelëve.

"Të lësh punonjësit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave të bëjnë Vetting-un e kolegëve të tyre, është njësoj si t’i varësh ujkut, mëlçitë në qafë. Këto ndryshime, e kthejnë Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në një institucion që do të vendosë gjoba e që do të kujdeset që t’i përdorë policët si marioneta, në duart e Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës.

Heqja e afatit kohor dy vjeçar të kryerjes së procesit të Vetting-ut të Policisë, nuk bën gjë tjetër veçse shton ankthin e punonjësve të Policisë dhe rrjedhimisht i bën ata më vulnerabël ndaj urdhrave të paligjshëm.

Kjo është pikërisht ajo që i duhet Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt, një Polici e frikësuar, një Polici e tensionuar, e cila nga frika e moskalimit të Vetting-ut, bie pre e dëshirave të errëta të pushtetarëve dhe kriminelëve", deklaroi Caka.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robi: 31/03/2019 12:27

    Po si jane nje prerje keto sharebajgat e leshitlikes , sikur kane dale nga nje bark, njera me e shpifur se tjetra, thone qe Nafija nuk i pranonte kandidatet te ishin simpatike se femra e shpifur i do dhe femrat e tjera te jene shpifarake,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja