Seancat publike për vettingun në polici do të nisin brenda muajit nëntor. 

Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftojnë se gjatë këtij muaji do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut, ndërsa procesi vijon në mënyrë të pandërprerë.

“Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte”, njofton AMP