Fatmir Mediu në '45 minuta': As unë nuk e di se kush do ta bëjë Vettingun në politikë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e '45 minuta' ka folur mbi temën më të fundit që po diskutohet nga politika shqiptare ajo e Vettingut në politikë. 

Sipas Mediut, as ai vetë nuk është i qartë se kush do ta bëjë Vettingun dhe po pret që juristët që do të merren me këtë proces do ta iluminojnë.  

Qarkullon në PD se kush do ta bëjë vettingun?

As unë vetë nuk e di. Pres se të më ndriçojnë juristët.

Fatmir Mediu

Më tej Mediu ka folur edhe mbi bashkimin e PDIU në koalicionin opozitar. Sipas tij, afrime të reja janë gjithmonë të mirëpritura por Mediu theksoi se nuk duhet humbur partia PBDNj e Vangjel Dules pasi shumica e çamëve janë pjesë e elektoratit të partisë së tij.

INTERVISTA E PLOTË:

Asnjë hapsirë? Si e mendoni ju?

Është ide e mirë dhe e drejtë. Parlamenti të ketë përfaqësues të qytetarëve dhe jo të krimit. Ka një deformim të Kushetutës. Është deformuar edhe vullneti i qytetarëve. Jo gjithmonë është e mundur me votë kur procesi është i manipuluar. Por vetëm qytetarët mund të bëjmë një spastrim të klasës politike. Basha përmendi disa elementë. Nesër do të hyjmë në një proces Vettingu. Gjithë shqetësimi im është se kush janë stukuarat që do të përcaktojnë që do të kontrollojnë kontaktet e papërshtatshme? Unë se kam të qartë por është diskutuar vetëm nga ana Kushtetuese. Janë disa elementë që duhen parë me realizëm.

Kush do ta bëjë Vettingun? Cilët janë këto institucione? Dhe a duhet ta çojmë në Venecia?

Edhe Venecia ka vlerën e saj. Por të paktën në parim ai do të pranohet. Gjithmonë ngelet për mënyrën e implementimit. E vetmja mënyrë është spastrimi me mbështetje popullore. I largon vetëm populli personat e inkriminuar. Në 2005, 1200 banditë shkuan pas hekurave për të ppasturar korrupsionin. Një realitet korruptim dhe kriminal. Qytetari duhet të kuptojë se ku e ka rolin e vet. Ne si opozitë kemi histori suksesi. Histori pozitive. 2001-2005 ne ndërtuam një raport me ndërkombëtaret për t’u treguar se zgjedhjet u vodhën. Arritëm një nga rezultatet më të mira siç ishin zgjedhjet e 2005.

Qarkullon se kush do ta bëjë vettingun?

As unë vetë nuk e di. Pres se të më ndriçojnë juristët.

Në pushtet vihet me votë, por Berisha thotë se me Ramën në pushtet opozia nuk vjen kurrë në pushtet?

Ai tha Shqipëria është në mugesë të Gjykatës Kushtetuese. Ekzekutivi është zot i gjithçkaje. Si në kohën e Berishës dhe Nanos ka qënë Gjykata Kushtetuese. Sot s’ke mundësi as të ankimohesh. I kemi kërkuar presidentit që të mos dekretojë asnjë ligj. Shkatërrimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është e paqëllimshme.

Cili është garancia që Vettingu nuk do të  kontrollohet nga maxhoranca?

Ne s’kemi Gjykatat. Kemi shkelur Kushtetutën për të arritur në këtë kolaps që jemi. Jemi në kolaps. Primarë është zgjidhja e këtij kolapsi. Qytetarët duhet të çohen për të diktuar që Shqipëria të ketë Gjykata.

Përse s’kanë reaguar SHBA dhe BE?

Mbase këtë fat vlerësimi meritojmë ne. Çfarë të them unë? Unë them që qytetarët të dalin për të mbrojtur shtetin e tyre.

Çfarë ofroni ju?

Të kthehemi dhe të vlerësojmë konsensusin kushtetues. Çfarë problemi ka kushtetuta? Të thërrasim ekspertët që ta rregullojmë këtë sistem. Shqipëria të ketë Kushtetutë që të rregullojmë tre pushtetet. Kjo që ndodh nuk është për shkak të paaftësisë. Këtë e do kryeministri. Duhet një proces sa më gjenuin.

A po konsiderohet si opsion mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale?

Berisha tha që me Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është gabim? Në 2005 kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të huajt kanë dhënë që në zgjedhjet e fundit kishte blerje masive, indimidim të votës dhe manipulime. Berisha thotë se nuk kemi shtet. Ku po shkojmë? Thjesht të fusim shqiptarët për të votuar? Ajo që është e rëndësishmë është që opozita të kuptojë që çdo individë ka vlerë. Një sistem me lista të hapura do të ishte shumë më i mirë.

Pse mos t’i numërojnë votat partitë politike?

Nuk mendoj që në 2005, besonim të fitonim dhe kontrolluam sistemin. I dhamë shansin njerëzve për të votuar. I vetmi i pavlerësuar është Basha se është kreu i PD, çdo person është i diskutueshëm. Le të garojmë. Besoj në listat e hapura. Opoziat të mos legaziojmë më procese të manipuluara.

Bojkot?

Betaja e popozitës janë zgjedhjet dhe patjetër që duhet të jemi aty. Rama ka manipuluar dhe dio të vazhodojë ta bëjë.

Bashkimi i PDIU-së e forcon opozitën?

Çdo afrim është i vlefshëm. E djathta të legaziojë atë çka është e vetja njëherë. Nga ana tjetër PD ka kapacitete që duhet patjetër që t’i përfshijë. Unë jam shumë optimist por dua ta shoqëroj me realizëm. PBDNJ është marrëdhënie shumë e vlefshme. Nuk duhet humbur pavarësisht se kush na bashkohet. Mendoj PBDNj është një komitet shumë i rëndësishëm. Në Fier 95% e elementit çam është pjesë e elektoratit të Dules.

Po shkojmë drejt një koalicioni me LSI-në?

Marrëdhënia jonë ka qënë e shëndoshë. Do të doja që e djathtja tradicionale të vlerësohej më shumë. Jam i shoqëruar që Shqipëria po kthehet për në një vend të plakur.

Çfarë po ndodh me Kosovën dhe Serbinë?

Kam pasur një takim me Haradinaj. Është e paprecedentë që Kosova nuk flet me të njëjtën gjuhë. Çdo gjë që ndodh e ndarë është shumë problematike për sot edhe për të ardhmen. Ajo që më shqetëson është hedhja e një teze që na është ofruar më parë por ne nuk e kemi pranuar. Dua të them që gjeopolitika në Ballkan ka ndryshuar. Roli i Rusisë është bërë vendimtar. Kemi edhe një ndërhyrje të Turqisë. Nuk kemi më raportet historike dhe diplomatike tradicionale. Forca dhe mbështetja e Shqipërisë është më pak sesa ajo Serbe. Nëse shkëmbehen territoret nuk dihet se ku mbaron zinxhiri. Procesi tjetër është Republika Serbska. Mund të shkojë në një konflikt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH