Vettingu në politikë, në 26 shtator Këshilli i Legjislacionit dhe Ligjet shqyrtojnë nismën e PD

Vettingu në politikë, në 26 shtator Këshilli i Legjislacionit dhe Ligjet shqyrtojnë nismën e PD

Foto ilustruese

TIRANË-Në datë 26 shtator në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve në drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ndërsa do të shqyrtojnë nismën e opozitës për ndryshimet Kushtetuese për vettingun në politikë.

Në datë 7 shtator, PD depozitoi projektligjin në Kuvend, që synon ndryshimin e Kushtetutës, por shumica e ka kundërshtuar. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka sqaruar ditët e fundit 5 rregullat sipas tij për realizimin e vettingut në politikë;

1. Vetingun e politikanëve nuk do ta bëjë politika, nuk do ta bëjë kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga profesionistë të pavarur nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë i thjeshtë dhe transparent si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Por, kryedemokrati në asnjërën nga pikat nuk përmend vettingun për familjarët e politikanëve. Shumica kërkon që nëse do të bëhet një ligj i tillë duhet që patjetër të përfshijë familjarët, por kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se fillimisht nisma e PD do të dërgohet në Komisionin e Venecias. Ndërkohë që Lulzim Basha e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë